“Çdo vajzë mund të ndihet…”/ Tentoi t’a puthë, ja komentet e familjeve të Brikenës dhe Mateos

“Çdo vajzë mund të ndihet…”/ Tentoi t’a puthë, ja komentet e familjeve të Brikenës dhe Mateos

March 21, 2026 0

Pas aludimeve të shumta dhe debatit të madh në rrjet lidhur me incidentin e ndodhur pas mesnate mes Mateos i cili e puthi “papritur” Brikenën në buzë, ka ardhur një reagim zyrtar nga llogaria e kësaj të fundit në “Instagram”, e menaxhuar nga familjarët e saj.

Në një deklaratë të publikuar në “InstaStory”, familjarët kanë mohuar në mënyrë kategorike çdo akuzë për dhunë apo sjellje të papërshtatshme nga ana e Mateos. Sipas tyre, situata është keqinterpretuar dhe është amplifikuar nga presioni i kamerave dhe izolimi i gjatë brenda shtëpisë.

Ata kanë sqaruar se reagimi i Brikenës, e cila u tërhoq dhe u mbyll në tualet në gjendje të rënduar emocionale, është një reagim i natyrshëm në një moment sikleti.

Në deklaratë theksohet se çdo vajzë mund të ndihet në siklet në situata të caktuara, por ndryshe nga jeta e përditshme, në këtë rast gjithçka ndodh nën vëzhgim të vazhdueshëm, çka e bën reagimin edhe më të fortë.

Familjarët kanë vënë theksin edhe tek mungesa e eksperiencës së Brikenës me ekspozimin publik, duke shtuar se izolimi prej ditësh dhe presioni psikologjik ndikojnë ndjeshëm në gjendjen emocionale të banorëve.

Në të njëjtën kohë, ata i kanë dalë në mbrojtje Mateos, duke i cilësuar komentet negative në rrjet si të padrejta dhe keqdashëse. Sipas tyre, bëhet fjalë për një situatë mes dy të rinjve që po përjetojnë emocione në një ambient jo të zakonshëm.

Reagimi i plotë:

Ajo që u pa nuk është dramë, por një reagim krejtësisht normal. Në jetën e përditshme, çdo vajzë mund të ndihet në siklet në një moment dhe të reagojë duke u tërhequr apo duke u emocionuar. Diferenca këtu është se gjithçka ndodh nën presionin e kamerave.

Ajo nuk ka pasur më parë përvojë me ekspozim të privatësisë në publik dhe është e natyrshme që kjo situatë ta ketë ngarkuar emocionalisht. Të qenit 90 ditë e izoluar dhe nën vëzhgim të vazhdueshëm vetëm sa e shton këtë presion.

Gjithashtu, duam të theksojmë qartë se Mateo nuk është treguar “i pasjellshëm” dhe “i dhunshëm” ndaj saj. Ju lutem interpretimet e tilla janë të padrejta dhe keqdashëse. @mateo.borri

Kjo është thjesht një situatë mes dy te rinjve që po përjetojnë emocione në një ambient jo normal.

Ju ftojmë për më shumë mirëkuptim dhe më pak paragjykim.

Respekt dhe dashni per te gjithe 🥺🫶

Reagon edhe familja e Mateos

Ky moment është komentuar shumë në rrjet, duke e cilësuar veprimin e Mateos edhe si të ‘dhunshëm’. Por familja e Brikenës, e cila ka bërë një reagim në rrjetet sociale për këtë, i ka dalë në mbrojtje Mateos, duke thënë është një situatë mes dy të rinjve që po përjetojnë emocione në një ambient jo të zakonshëm.

Por jo vetëm kaq, pasi një reagim ka patur edhe në profilin zyrtar të Mateos në “Instagram”. Në një postim në “Instastory” shkruhet se ai ka reaguar si një fjalë që pëlqen dikë, në një moment shumë të afërt dhe shumë të ndjerë.

Reagimi i plotë:

❗ SQARIM ❗

Po flas si motër… dhe këtë herë me zemër të hapur.

Vëllai im nuk bëri asgjë gabim. Ai thjesht reagoi si një djalë që pëlqen dikë, në një moment shumë të afërt, shumë të ndjerë. Kur je pranë një personi që të tërheq, kur ka afrimitet dhe ndjesi, jo çdo gjë kalon nëpër mendje… disa gjëra dalin direkt nga zemra.

Ai nuk është njeri që imponohet, nuk është njeri që lëndon. Është rritur me respekt dhe me ndjenja të pastra, dhe kush e njeh e di shumë mirë çfarë zemre ka.

Më dhemb kur shoh si një moment i vetëm po kthehet në diçka që nuk e përfaqëson fare. Sepse unë e njoh… dhe e di që gjithçka që bëri ishte thjesht e sinqertë.

Ndonjëherë njerëzit gabojnë duke gjykuar shumë. Para se të gjykoni, mendoni: sa herë në jetë keni vepruar me zemër?

Unë e njoh shumë mirë vëllain tim… dhe ai meriton mirëkuptim, jo etiketime”.

Tentativa

Raporti i Mateos dhe Brikenës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, është me mjaft ulje e ngritje. Teksa duket se çdo gjë po shkon mirë mes tyre, ndodh diçka që qetësia mes tyre të kriset.

Mbrëmjen e djeshme, teksa ata të dy po kërcenin me njëri-tjetrin, Mateo ka tentuar që t’a puthë në buzë. Një gjë e tillë nuk u prit aspak mirë nga Brikena, e cila e ndaloi menjëherë kërcimin.

Më pas, ajo ka shkuar duke qarë në tualet. Pasi Brikena është qetësuar, ka bërë një bisedë me Mateon për t’u sqaruar.

Banori i tregoi arsyen se pse mori iniciativën për t’i rrëmbyer puthjen në buzë:

“Duke parë afrimitetin që kemi patur gjithmonë, që përqafohemi, puthemi, më lejon të të përkëdhel gjatë gjithë kohës, edhe këtu kur po kërcenim, lojërat që bëjmë bashkë dhe ti më shtyn, tërheq, rezufon, vë dorën para. Më puthe në qafë, më puthe dy herë, pastaj me kape me dy duart që gjasmë do më puthesh në buzë, më puthe në hundë. Edhe unë kur të shoh në sy e kuptoj që ti atë puthje e do dhe nuk e merr guximin, normale do e marr unë guximin ta bëj hapin. Nuk mendoj se kam bërë ndonjë gjë të keqe”.

Nga ana tjetër Brikena i tha se kur ajo të ndihet 100 për qind e sigurt do e japë vetë puthjen. Ajo shtoi se nuk duhet t’a vjedhë atë:

“Gjithmonë të kam thënë ma respekto fjalën, Mateo ma respekto fjalën. Edhe kur kemi pa që Gimbo i ka rrëmbyer puthjen Selin, unë të kam thënë Mateo mos guxo ta rrëmbesh. Në momentin që unë e ndiej 100 për qind me e dhënë puthjen, unë e marr hapin dhe ndodh, ndodh reciprok. Jo ti të mundohesh me e marrë, me e vjedhë, ta kam thënë 100 herë. Nuk dua me e vjedhë. Nuk jam një vajzë, jam një grua dhe dua të trajtohem e tillë. Nuk jam 13-vjeçare, i kam 25 vite dhe më trajto si femër, jo gjeste 13-vjeçare”.

revista.one/