Përplasen Olta dhe Luizi: Je personi më i dëmshëm, s’dua të të shoh në BB
January 25, 2023Një nga temat e kësaj jave në Big Brother VIP Albania ka qenë momenti kur ‘Vëllai i Madh’ u mundësoi banorëve të lironin nga izolimi Luizin dhe Efin në këmbim të dhjetë mijë eurove.
Kjo revoltoi në masë të madhe konkurrentët, por më së shumti aktoren Olta Gixhari. Kjo e fundit tha se të gjitha paratë po hiqen për faj të Luizit, në bazë të veprimeve dhe polemikave që bën.
Ky debat doli sërish në Prime mes Luizit dhe Oltës, ku nuk munguan as ofendimet ndaj njëri-tjetrit.
“Je personi më i dëmshëm në këtë shtëpi. Gjuha e jote është gjuha e dhunës. Nuk di të bësh debat pa kërcënuar. Nuk dua të shoh fare në këtë shtëpi. Unë nuk dua të të shoh në këtë shtëpi. Nuk kam nevojë të merrem me ty. Ti po vetëshkatërrohesh. Je shkatërrues”, u shpreh Gixhari.
Në anën tjetër, Ejlli nuk mungoi me kundërpërgjigje teksa i tha: “Ke frikë. E di ti kë ke përballë”.
Ata zihen shpesh brenda dhe nuk kanë ndonjë afrimitet, konsiderohen si rivalë.
Ndërkohë, Eni Tare është banori i radhës që është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania. Ai qëndroi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri pak ditë, ndërsa gjatë kësaj kohe ka qenë më i qetë sa i përket lojës.
Eni ishte në garë me konkurrentët: Olta Gixhari, Krist Aliaj si dhe Olta Gixharin. Ata garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, gjersa këtë javë humbën edhe dhjetë mijë euro nga çmimi final. Kjo pasi liruan nga izolimi Efin dhe Luizin, të cilët po qëndronin në një dhomë vetëm pasi dolën fitues të “The Voice of Big Brother”.
revista.one/