“Ke rënë në dashuri me burrë të martuar, Rogerti të ka përdorur…”, Mateo debaton me Juelën

“Ke rënë në dashuri me burrë të martuar, Rogerti të ka përdorur…”, Mateo debaton me Juelën

March 17, 2026 0

Debatet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5” nuk kanë të mbaruar. Gjatë një përplasje mes Artanit dhe Juelës, ka ndërhyrë edhe Mateo, i cili i thotë banores që i vjen mirë që po e përndjek Artani.

“Më bëhet qejfi që po të vjen nga pas siç më ka ardhur mua, se kur më vinte mua, nuk të dëgjohej zëri, madje e mbroje”, i thotë Mateo, ndërkohë Juela i kundërpërgjigjet: “Ti e ke ofenduar në të gjitha format”.

Më pas Mateo i kujton Juelës klipin që u shfaq në Prime-n e së shtunës së bashku me Rogertin, sikur kanë ndjenja për njëri-tjetrin. Sipas tij, Juela ka nisur që të krijojë ndjenja për të, ndërsa ai po e përdor për lojë.

Juela: Je i pari që ke përdorur Brikenën këtu brenda

Mateo: Ja ku e ke atë që ke ndjenja

Juela: O injorant, që i ke sharë kësaj Juele të gjitha të zezës

Mateo: Duke u zgërdhirë o i shkreti ti, ec, nuk t’u drodh qerpiku për burrin e martuar

Juela: I ke thënë kësaj femre e shpifur, të gjitha të zezat

Mateo: Po të kesh respekt për vete largohesh.

revista.one/