(VIDEO) Përplasja jashtë kamerave/ Samiu përballet me Mevlanin: “Mos ma ngacmo më Efin!”
April 23, 2022Mes Mevlanit, Efit dhe Samiut është krijuar një situatë e tensionuar. Madje, ditën e premte ata u larguan të tre nga studio e ‘Për’puthen”.
Mevlani dhe Efi janë përfshirë në debate të forta. Mevlani e ka quajtur Efin si një njeri me dy fytyra dhe intrigante. Debatet mes tyre nuk i kanë pëlqyer Samiut i cili u largua i parë nga studio. Më pas u largua dhe Efi. Në pamjet e publikuara sonte në ‘Për’puthen Prime’ ata u panë në momente shumë të afërta teksa Efi mundohej ta qetësonte.Më pas nga studio u largua edhe Mevlani. Ai kishte shkuar pranë Samiut duke u përpjekur të kuptonte se çfarë e shqetësoi. Mirëpo, Samiu dukej i nervozuar. Mbrëmjen e sotme, Samiu u shpreh: “Është e natyrshme se kur bëhesh nervoz më mirë të largohem sesa të bëj diçka që s’duhet. Më mërzitën ngacmimet e Mevlanit dhe shokut Arjan që sulmojnë një vajzë herë pas here. Kur ata as nuk e njohin dhe as nuk e dinë si është.”
Samiu dhe Mevlani patën një përballje me njëri-tjetrit, ku ky i pari i kërkoi Mevlanit të respektonte Efin dhe mos ta lëndonte për hir të miqësisë së tyre. Teksa Mevlani u shpreh se nuk ka asgjë personale dhe se janë situata momentale.
Debati mes Mevlanit dhe Samiut
Mevlan: A të kanë ikur nervat?
Sami: Nuk kam asgjë personale me ty dhe kemi patur respekt për njëri-tjetrin, por mua më lëndon sjellja jote ndaj një person që për mua ka vlerë. Unë i ruaj njerëzit që dua dhe nuk dua të shoh të tjetër kur i lëndojnë. Kur dal jashtë vetes e kam vështirë të kontrolloj veten. Nuk më takon të tejkaloj limitet se ende nuk jam lidhur me Efin. Po të ishim çift do ishin ndryshe punët. Mua më vret pse ti mundohesh ta sulmosh.
Mevlan:Më vjen mirë që e mbron dhe është e drejtë për një person që e do. Por kur thua që jeni bërë dy kundër Efit është gabim sepse nuk kemi gjë personale. Debatet lindin por e merrni personale e keni problemin me veten. Nuk janë ngacmime dashurie janë debate momentale. Ne nuk vijmë me synimin që të sulmojnë Efin. Arjani është këtu për të dhënë opinione nëse nuk ju pëlqejnë nuk keni pse e merrni personale.
Mevlan: Mos më trego mua si janë femrat se ti ke bërë gabime të mëdha. Nuk kam asgjë me ty. Ti vazhdo me vajzën që pëlqen askush nuk të prish punë.
Sami: Nëse ke respekt për mua mos e lëndo atë. Jam në një fazë të jetës kur nuk duroj dot se nuk e kontrolloj dot vete. Kur ndizen kamerat ti je totalisht ndryshe. Po mundohesh ta bësh të ndihet keq Efin sepse e pe që nuk keni asnjë mundësi të jeni bashkë.