Përplasja në Sunny Hill për këngën e Adem Jasharit/ Shemi i grupit “Ilirët” kërcënon Elvana Gjatën: Ia tregoj unë qejfin asaj, po e zura diku…

Përplasja në Sunny Hill për këngën e Adem Jasharit/ Shemi i grupit “Ilirët” kërcënon Elvana Gjatën: Ia tregoj unë qejfin asaj, po e zura diku…

August 10, 2022 0

Në intervistën e dhënë në “Era Verë” në T7, këngëtari Shemsi Krasniqi, i njohur si “Shemi” i grupit muzikor kosovar “Ilirët” kërcënon Elvana Gjatën, e cila në Sunny Hill këndoi ‘Mora fjalë’.

“Ja tregoj qefin unë asaj. Kur ta zë diku ja tregoj qefin asaj. Di me u bë edhe i keq unë. Mundet me qenë edhe kërcënim. Se ajo e ka ditur ngjarjen çfarë po ndodh, këtë e ka bërë me qëllim. E ka ditur, si se ka ditë. A e ke parë incizimin? Si guxon të dalë të bëjë shaka me heroin e kombit, s’e dinte as tekstin as asgjë”, tha ai.

Ai madje tha se Dukagjin Lipa nuk e ka ditur se as çfarë po flet Elvana Gjata. “Ajo është dashur të thotë jo, se këndoj këtë këngë. E këndon vetëm pak strofë edhe se nuk e dinë, e ka shti me zor”.

Nga Dukagjin Lipa nuk ka patur asnjë reagim lidhur me ngjarjen teksa  Policia e Kosovës, në një njoftim për shtyp, shkruante se autoritetet janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit. Sipas tyre, Shemi ka tentuar të hipte në skenë pa autorizim ndaj është arrestuar pas denoncimit të organizatorëve.

Së fundmi Shemi ka thënë se do të vijë në Shqipëri, ku do të mbahet festivali në datat 26 deri në 28 gusht në Tiranë.

“Në Shqipëri do të shkoj. Jo do të tentoj, por do të shkoj e atje keni me m’pa. Më në favor timin do të jetë atje”, u shpreh Shemi.

revista.one/