Përplasja/”Nuk je opinionist, mbaj vendin tënd”, pse janë prishur Arjani me Mevlanin?
February 4, 2022Sot gjatë takimit të Alesjas dhe Albit ka pasur shumë ndërhyrje nga konkurrentët, gjithashtu dhe nga Mevlani, të cilit Arjani i tërhoqi vëmendje duke i thënë se nuk është opinionist dhe kjo shkaktoi një përplasje mes tyre.
Arjani: Po flet ky opinionisti part-time, po prit o Mevlan tani.
Mevlan: Arjan më fal ka ndonjë problem nëse jap 1 mendim?
Arjani: Po po flas dhe unë.
Mevlan: Ku është shqetësimi jot nëse unë jap një mendim, ka ndonjë problem?
Arjani: Jo nuk ka problem.
Mevlan: S’të pëlqen mendimi im, mos e dëgjo.
Arjani: Isha duke folur me Albin.
Mevlan: Ke fillu ta bësh pak shpesh këtë.
Arjani: Po ke ngatërruar pozicion, bën sikur je opinionist.
Mevlan: Je xheloz?
Arjani: Po jam, jam xheloz si Albi (për Alesjan).
Bora: Arjan, Mevlan qetësohuni.
Mevlan: Ka filluar ta bëj pak si shpesh këto ditët e fundit, nëse ndjen konkurrencë po iki nga karrigia, do që të dal atje. nqs e ndjen konkurrencën? (te djemtë e tjerë). Se nga këta e pres po nga ty jo.
Arjani gjatë kohës që Mevlani ishte i nevrikosur po heshte dhe më pas i tha që pse e devijon nga tema dhe filloi të fliste me Albin.
Debati për Alesian:
Mikela i tha Alesjas se ajo duket sikur çdo gjë e Albit e bezdis dhe e shqetëson, pra sikur Albi i duket një ‘barrë’. Erioni gjithashtu ka dyshime për pëlqimin e saj ndaj Albit.
Bruno nga ana tjetër pyet Albin nëse ai ndjen pëlqim nga Alesja dhe Albi e pohoi, por shprehet dyshues dhe beson 30% deklaratën e Samiut se Alesja i kërkoi Albit të qëndronte vetëm për të dalë mirë në publik.
Albi: Dua të di kjo dëshira e Alesjas për të më mbajtur mua në studio është vërtet kaq reale, apo janë dhe ato dyshimet këtu në studio
Alesja: Është absurde të më besosh 100% por për këtë është koha
Alesja: Nga ajo që tha Samiu, dua të di sa përqind e beson?
Albi: 30% besoj se është e vërtetë.
Mevlani nga ana tjetër, si konkurrentët e tjerë u shpreh mosbesues ndaj Alesjas madje e akuzoi për lojë të pisët.
“Unë flas si publik, përveç backstage, e gjëra jashtë kam parë edhe takimet. Ky nuk ta thotë dot se është i përfshirë me ty, thuaja ti troç që nuk e do dhe të largohet. E mqs thua kjo më bezdis, ajo më bezdis, por më pëlqen, na trego pra çfarë të pëlqen që ta dimë?”,– e pyeti Mevlani.
Alesja nga ana tjetër i tha se Albi duhet të tregojë se çfarë pëlqen te ajo dhe se nuk donte të fliste.
Pasi u dha pjesa e tretë, e cila ishte e bukur dhe pati afrimitet mes tyre, Albi e pyeti Alesjan se pse nuk iu përgjigj Mevlanit.
Alesja tha se pëlqen gjithçka përveç zemërimit. Ndërsa Albi i tha se pëlqen që është një vajzë e çiltër dhe zemrën e pastër.
revista.one/