Përplasja për fabrikën solli vrasjen e 44-vjeçarit italian në Tepelenë? Shoqërohet ortaku dhe i biri

Përplasja për fabrikën solli vrasjen e 44-vjeçarit italian në Tepelenë? Shoqërohet ortaku dhe i biri

September 27, 2025 0

Hetimet për vrasjen e 44-vjeçarit italian Edoardo Sarchi, i gjetur i pajetë në afërsi të fshatit Salari në Tepelenë, kanë marrë një tjetër drejtim pas ekspertizës mjeko-ligjore dhe kapjes së një personi kyç.

Ndërkojë ortaku i tij Eqrem Braçi është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Së bashku me të është shoqëruar në polici edhe i biri, Gazment Braçi për të zbuluar më tepër detaje dhe për të hedhur dritë mbi atë çfarë mund të ketë ndodhur.

Biznesmeni italian Edoardo Sarchi kishte dalë për gjah, e më pas u gjet i vrarë në qytetin e Tepelenës.

44-vjeçari prej 25 vitesh jetonte në lagjen “Laprak”, Tiranë, dhe është ortak në një fabrikë tullash.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Salari të Tepelenë. Sarchi ndodhej në zonën mes fshatrave Nivicë dhe Salari, së bashku me disa persona të tjerë.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, trupi i pajetë i shtetasit italian është gjetur rreth orës 00:30, pranë një rruge rurale.

Raportohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e një goditjeje të fortë në kokë, që i ka shkaktuar gjakderdhje fatale. Kjo hedh poshtë versionin e dhënë më herët nga ortaku i tij, Eqerem Braçi, i cili pretendonte se një person i panjohur kishte hapur zjarr ndaj makinës së italianit, dhe se viktima ishte plagosur gjatë tentativës për t’u larguar.

revista.one/