Përplasje të vjetra mes Vesa Lumës dhe Big Mamës? Flet vajza e tezes së Big Bastës 

Përplasje të vjetra mes Vesa Lumës dhe Big Mamës? Flet vajza e tezes së Big Bastës 

June 1, 2025 0

Situata në “Ferma VIP” është përshkallëzuar ndjeshëm, me Big Bastën që ka hyrë në një fazë të re të lojës, duke qenë me karta të hapura dhe sulme të drejtëpërdrejta. Momentalisht Big Basta ka dy situata të forta, me Andrean dhe me Big Mamën.

Përplasja me Big Mamën ka marrë përmasa të mëdha pas një episodi ku ajo i fshehu çantën këngëtarit në kuadër të një “loje”. Por situata doli jashtë kontrollit kur u zbulua se në çantë kishte sende personale që lidhen me djalin e tij, duke prekur një pikë të ndjeshme për artistin. Ky incident solli një debat të ashpër mes tyre, që kaloi në nivelin e ofendimeve personale.

Pas ngjarjes, Vesa Luma, bashkëshortja e Big Bastës, ka reaguar në rrjetet sociale, duke e konsideruar të papranueshme sjelljen e Big Mamës dhe ka kërkuar largimin e saj nga formati.

Lori Mancellari, vajza e tezes së Big Bastës, e ftuar në emisionin “Ferma Club” u shpreh:

“Jam në të njëjtin mendim me Vesën. Që nga dalja e Ronit, LIVE në Prime janë thënë 1001 fjalë drejt Big Bastës nga Big Mama. Por situata kulmoi me një lumë ofendimesh. Ai zgjodhi të mos reagojë me fyerje, ashtu siç është edhe jashtë lojës nuk bullizon dhe nuk ofendon.”

Në publik janë hedhur hipoteza për një konflikt të mbartur mes Big Mamës dhe Vesa Lumës nisur nga reagimi i kësaj të fundit në rrjete sociale, por Lori i hodhi poshtë:

“Nuk kanë pasur konflikt më parë. Janë pjesë e të njëjtës industri, por nuk ka asgjë personale. Megjithatë, kur dikush thotë ‘Ty s’të bëhet vonë për djalin tënd’, kjo është goditje poshtë brezit dhe nuk justifikohet në asnjë lojë.”

Debati mes këngëtarëve po ngjall shumë reagime në rrjet, me ndjekës që ndajnë mendime të forta pro dhe kundër palëve. “Ferma VIP” po dëshmohet si një arenë ku kufiri mes lojës dhe realitetit po bëhet gjithnjë e më i paqartë.

revista.one/