Për’puthen hap audicionet për beqarët e çdo moshe për herë të parë
August 16, 2025“Për’puthen”, institucioni më i madh i dashurisë në Shqipëri, ka hapur audicionet për të gjithë beqarët shqipfolës kudo që ndodhen!
Ky edicion thyen kufijtë tradicionalë dhe fton personalitete të guximshme, histori të vërteta dhe njerëz që nuk tremben të ndjekin ndjenjat e tyre. Në këtë skenë, çdo përvojë ka vlerë: pasionet e reja, dashuritë që provojnë kohën dhe momentet që të ndryshojnë jetën.
Konkurrentët e përzgjedhur do të përballen me sfida emocionuese, situata të papritura dhe vendime të forta, duke e bërë këtë rrugëtim jo vetëm një eksperiencë dashurie, por edhe një trampolinë drejt famës dhe njohjes publike.
Audicionet janë të hapura tani. Ky është shansi yt për të treguar historinë tënde, për të gjetur dashurinë dhe për të përjetuar një aventurë që mund të të ndryshojë jetën përgjithmonë.
revista.one/