“Për’puthen”, Melisa: Dashuria të verbon dhe nuk pyet për asgjë

“Për’puthen”, Melisa: Dashuria të verbon dhe nuk pyet për asgjë

February 20, 2021 0

“Dashuria të verbon dhe nuk pyet për asgjë”, deklaron Melisa Lleshi në një intervistë për “Prive”.  Ajo flet për shkakun e ikjes nga emisioni, që e justifikon me emocionet. E pyetur nëse do të donte të kthehej sërish në emision ajo shprehet: Po.

22-vjeçarja ka konkurruar gjithashtu në “Miss Universe Albania”. Melisa studion për mjekësi, është balerinë dhe tani është në kërkim të dashurisë. Nuk është hera e parë që Melisa përballet me kamerat, pasi ajo dikur ka qenë për pak kohë në rolin e Sofias në emisionin “Zonë e lirë”.

Largimin nga “Për’puthen” ajo e lidh me ngarkesën emocionale nga ngjarjet e fundit. Nga romanca e përfolur me Andin te lidhja Tea-Beart, ishin shumë për ndjenjat e saj.

“U largova sepse isha shumë rëndë, e kam shprehur edhe aty. Ndoshta jam tipi i personit që pavarësisht se mund të duket nga reagimet që kam, që nuk mbaj dhe shpërthej, faktikisht unë mbaj shumë dhe erdhi ajo pika që u zbraza edhe unë, që thashë shiko se sa t’i bëj dëm vetes më shumë… [po iki] dhe nuk është se kisha një interes më shumë se shoqëror me meshkujt aty brend,  thashë le të qetësoj trurin tim dhe të largohem”, deklaron Melisa.

“A ka gjë mes saj dhe Andit?”- u pyet Melisa, e cila tha prerazi:

“Jo”.

“A gënjen Melisa?”- iu drejtua gazetari.

“Rrena të bardha, si të gjithë”, replikoi ajo.

Çfarë mendimi ka për “Për’puthen”?

“Një eksperiencë që e ka rritur Melisën akoma më shumë”.

A do të rikthehej?

“Po”.

Po lidhjen Tea-Beart, si e gjykon?

“Unë kam vetëm diçka për të thënë, kushdo që ka dashuruar arrin të kuptojë që dashuria të verbon dhe nuk pyet për asgjë, pastaj arsyet e tjera i dinë ata vetë, nuk e di pse kanë vepruar në atë mënyrë”, tha Melisa duke shtuar se me aq sa kupton, dashuria e tyre është e fortë.