Për’puthen+40/ Stela refuzon të deklarohet për të, Çimi acarohet keq

Për’puthen+40/ Stela refuzon të deklarohet për të, Çimi acarohet keq

June 17, 2021 0

Të gjithë mendonin se Çimi dhe Stela mund të ishin një nga çiftet e këtij edicioni të Për’puthen+40. Por ditën e sotme ata i kanë habitur të gjithë me deklaratat e tyre. Gjatë takimit, Çimi u shpreh i zhgënjyer nga Stela, duke i thënë se ajo është një njëri shumë i ftohtë. Ai tha se ajo jep gjithçka me pikatore dhe se nuk ka ndërmend të luftojë për të, sepse nuk janë më 20 vjeç.

Çimi: Mua më pëlqen tipi yt dhe kam qenë i sinqertë 100%. Por je shumë e largët, shumë e ftohtë. Ke pasur super distancë.

Stela: Domethënë nuk të pëlqen tipi im.

Çimi: Jo tipi jot, nuk më pëlqen por ajo që jep ti është me pikatore. Ti thua lufto, por nuk jemi 20 vjeç.

Stela: Kështu i bie që nëse nuk më jep Çimi atë që kërkoj, të shkoj tek çunat e tjerë.

Në fund të takimit dhe të emisionit, Stela i surprizoi të gjithë pasi nuk pranoi të deklarohej për Çimin. Ajo u shpreh se ai nuk është i sinqertë, sepse i ka thënë prej kohësh në prapaskenë se do të deklarohej për të. Ndërsa Çimi nga ana e tij tha se pret që të bëj Stela një hap drejt tij. Në fund Stela deklaroi se ata nuk janë për njëri-tjetrin, duke i dhënë fund njëherë e mirë raportit që ishte krijuar mes tyre.

revista.one/