Pështyrje në fytyrë dhe prekje/ Nominimi: Marko lë shtëpinë, shpëton Greta
March 1, 2026Marko ka lënë shtëpinë mbrëmë. Ai ishte në nominim bashkë me Gretën për thyerje rregullash.
Në televotimin e hapur me pyetjen se kë doni të largoni, Marko ka marrë më shumë vota.
Një zarf i zi mbërriti pak ditë më parë, përmes të cilit u anulua televotimi i hapur nga Kutia e Pandorës e Juelës, duke ndryshuar rrjedhën e lojës dhe duke paralajmëruar pasoja për ngjarjet e fundit.
Pas debateve të njëpasnjëshme dhe përplasjesh të ashpra mes banorëve, situata doli jashtë kontrollit. Gjatë një momenti tensioni, Greta pështyu Juelën në fytyrë, veprim që tronditi jo vetëm banorët brenda shtëpisë, por edhe publikun.
Në një tjetër përballje, Marko goditi në dorë Shëndritin, duke e rënduar edhe më tej atmosferën.
Këto incidente çuan në një vendim të menjëhershëm: Greta dhe Marko të përballen në një televotim kokë më kokë.
revista.one/


