Planet e dasmës me Bjordin e Big Brother, Ana Lika: Do të vesh vetëm një fustan…
June 28, 2023Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se aktorja e njohur Ana Lika dhe Bjordi Mezini po përjetojnë një lidhje dashurie së bashku.
Mirëpo së fundmi Ana ishte e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku foli edhe për jetën e saj personale.
E pyetur nga moderatorja Aulona Musta mbi foton që bëri xhiron e rrjetit ku ajo dhe Bjordin po kërcenin së bashku dhe u aludua se dyshja janë në një lidhje, aktorja i hodhi poshtë pretendimet duke thënë që ishte thjeshtë një kërcim mes miqsh.
Ndër të tjera aktorja u shpreh se ajo është betuar që mos të flasë mbi jetën e saj personale, pasi sipas saj çdo herë që ajo ka treguar për jetën e saj është sulmuar dhe publiku ia kanë marrë për keq.
Përsa i përket dasmës ajo tha se dëshiron të bëjë një dasmë të thjeshtë dhe familjare jashtë shtetit.
Pjesë nga biseda
Aulona: Po për foton që e publikuan të gjithë teksa po kërceje me Bjordin, ke ndonjë koment?
Ana: Unë kërceva edhe me Amosin dhe nuk ma nxori njeri që kërceva me të. Ishte një kërcim thjeshtë mes miqsh, siç ndodh rëndomë në festa. Kërceva edhe me Xhodën, Ermalin.
Aulona: Je betuar edhe ti që nuk do të flasësh më kurrë për jetën tënde private?
Ana: Po jam betuar sepse kam dalë në intervista dhe çfarë nuk kam thënë dhe gjithmonë mi kanë marrë për keq dhe më kanë sulmuar mbi ato gjëra dhe mendoj që nëse ke mundësi që jetën tënde ta mbash private është shumë gjë e mirë. Kur të martohem do ju thërras.
Aulona: Je nga ato vajzat që dëshiron të bësh një dasmë të madhe dhe mediatike?
Ana: Kur kam qenë e vogël ëndrra ime ka qenë të bëj një dasmë të madhe, por tani ëndrra ime është të bëj një dasmë me 100 veta. Dua ta bëj një dasmë jashtë shtetit dhe në në vend shumë të bukur dhe do të vesh vetëm një fustan. Stilisti do ta bëjë vetëm për mua.