Planet e Heidi Bacit: Unë, moderatore në një televizion…

Planet e Heidi Bacit: Unë, moderatore në një televizion…

June 5, 2024 0

Heidi Baci, ish-banorja e “Big Brother VIP 3” ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up” ku ka folur për eksperiencën e saj brenda BBV3, por edhe si po shkon jeta e saj tani që ka dalë jashtë shtëpisë.

Po ashtu, e pyetur se nëse do bëhet pjesë e televizionit, Heidi tha se e shikon veten në ekran, por për momentin do të marrë disa ditë pushimi.

PYETJA- A mendon të fillosh një punë këtu në Shqipëri? E sheh veten si pjesë të televizionit?

Heidi- Mendoj se po, do të ishte shumë e bukur. Ketë periudhën e verës do doja ta merrja pak pushim që të kuptoja edhe si po shkojnë gjërat dhe andej në Itali. Jam tip si kameleon, përshtatem. Mendoj se mund të isha moderatore, e lezetshme është si gjë. Unë nuk i jap vlera shumë vetes, por të shohim…

PYETJA- Të ka marrë malli për Milanon?

Heidi- Më ka marrë malli sepse e gjithë jeta ime është atje, shoqëria, puna ime… Kisha ato mëngjeset tipike italiane; briosh dhe kapuçino, zbres nga shtëpia, kam atë barin tim që shkoj gjithmonë. Kam një rutinë fikse. Jam munduar të bëj plane por nuk më ka shkuar siç duhej.

PYETJA- Ti ke qenë dhe një personazh mjaft i komentuar në portale, duke qenë edhe një personazh i ri. A të bezdis kjo vëmendje që po merr?

Heidi- Nuk më shqetëson. Madje ndiej shumë dashuri nga njerezit. Më bëhet shumë qejfi dhe jam mirënjohëse për dashurinë e tyre. Unë në atë format isha futur, do isha budallaqe nëse do mendoja se nuk do kisha vëmendje.

PYETJA- Po familjarët si po e përjetojnë tani?

Heidi- Janë të lumtur, më shikojnë të lumtur. Mbështetja numër 1 është famija. Kur ke ata, ke gjithë botën. Do e marr dhe Romeon atje në Itali dhe ‘ciao’… (qesh)

PYETJA- Lidhur me planet për martesë, a ke ndonjë ide se si do ta doje propozimin?

Heidi- Nuk do e them, më pëlqejnë surprizat…

Po ashtu, ish-banorja u pyet se cila eksperiencë ishte më e bukur, ajo në Shqipëri apo “Grande Fratello”. Heidi u shpreh se “BBV” i ka pëlqyer shumë, edhe pse ka pasur probleme me gjuhën dhe me përshtatjen.

PYETJE- Ke komunikuar me banorët e tjerë pas daljes?

HEIDI- Fare. Absolutisht jo. Kam dashur të marr pak veten. Nuk kemi folur.

PYETJE-Do të doje të flisje me ndonjë?

HEIDI-Julin ndoshta mund të takoja.

PYETJE-“Grande Fratello” apo “Big Brother VIP 3”, cilën do të zgjidhje si eksperiencën më të bukur?

HEIDI-Kanë qenë të dyja të rënda. Por më ka pëlqyer më shumë “Big Brother VIP 3” këtu, sepse e kam çuar deri në fund, ka pasur më shumë emocione, sfida. “/. Gjuha ka qenë e vështirë, në fillim isha shumë e heshtur sepse nuk i kapja gjërat shpejt. Edhe mënyra e mendimit është ndryshe. Isha komplet në autobus 90% të kohës. Jam shumë krenare për veten.

PYETJE-Të ka shkruar ndonjë nga banorët e “Grande Fratello” në Itali?

HEIDI-Kam folur me Beatrice Luzzin, është shumë e mirë. Tani që do shkoj do e takoj për një kafe. Të di edhe se çfarë mendon për Eglën (qesh).

Fakti që Bora Zemani dhe Heidi Baci nuk ndiqen në ‘Instagram’ ka nxitur aludimet se mes tyre gjërat nuk po shkojnë dhe aq mirë (lexo këtu). Por, kjo është sqaruar nga vetë Heidi.

Ish banorja e “BBV” ishte e ftuar sot në “Wake Up” dhe e pyetur për këtë temë ajo tha se sapo mësoi për lajmet i ka bërë menjëherë “follow” Borës.

Shkojmë shumë mirë. Nuk ka asgjë. Është shumë e vështirë të shkosh keq me mua. Jam një tip i qetë kështu që përgjithësisht nuk kam probleme me njerëzit. Në jug kaluam shumë mirë. Jam kënaqur. Ishte një natyre fantastike dhe kishte një perëndim shumë të bukur”,tha ajo duke u dhënë kështu fund aludimeve për një krisje të marrëdhënieve.

Pra me pak fjalë, dy kunatat shkojnë shumë mirë bashkë!

revista.one/