Plasin sherret, fyerjet dhe konfrontimet, Big Brother Kosova ndaloi transmetimin pas mesnate
October 30, 2024Një sherr duket se ka ndodhur pasmesnatës në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP. E kjo duket se nisi nga Xheneta Fetahu, e cila shkoi në dhomë dhe filloi t’i zgjonte banorët me tenxhere.
Situata agravoi derisa u zgjua Xuxi dhe ia hodhi tenxheret në tokë e filloi ta ofendonte me fjalë.
E më pas filloi një debat i ashpër mes Vullnetit dhe Drenushës, ku kjo e fundit u akuzua se e ka nxitur gjithë këtë situatë.
Në një moment tjetër, u publikua video e thuajse përplasjes fizike mes Xuxit dhe Mevlanit. Naim Bunjaku (emri i vërtetë) është parë duke e shtyrë ish-konkurrentin e “Përputhen”, ku më pas ndërhyjnë edhe të tjerët.
Mes tyre ndërhyrë edhe banorët e tjerë për të qetësuar situatën, por nuk mjaftoi me kaq. Drenusha i ka dalë në mbrojtje Xhanetës, por është kundërshtuar nga Vullneti, i cili akuzoi Drenushën se ajo dhe Rezart Veleshnja, kanë shtyrë Xhanetën të bëj veprime të tilla.
Në video dëgjohen ofendime për Xhenetën nga Drenusha: “Dritë me sy s’ke për të parë, ferri jot kam për të qënë, e çmendur, psikopate, e pafytyrë”.
Drenusha: Ku i kë ato fakte, kush të tha ty kështu?
Vullneti: Marre, ke shku ke fjet atë më to. Kë shty një fëmi kundër këtyre. Ti me Rezin e ka shty, 24 orë keni që e shtyni.
Pas debateve më tonë të ashpra mes tyre, ka ndërhyrë edhe Mevlani, i cili ka dashur të qetësojë situatën.
Mevlani: Pusho, boll! Të të vij zor
Vullneti: Ç’a po don? Hajde hajde, sill.
Mevlani: Po si i flet një femre ashtu?!
Edhe situata mes Mevlanit dhe Vullnetit agravoi me ndërhyrjen e Xuxit, i cili shtyu me forcë Mevlanin duke e kundërshtuar.
“Ca do që ndërhyn ti”, iu drejtua Xuxi Mevlanit, duke e shtyrë me forcë.
Pritet të shihet nëse do të merret ndonjë vendim në lidhje me këtë nga ‘Vëllai i Madh’. është ndalur pas mesnatës u ndërpre transmetimi për shkak të momenteve të papërshtatshme që u krijuan.
Pas kësaj, artisti i njohur nuk është ndjerë mirë dhe me këtë rast u bë intervenimi i mjekut.
Gjendja e tij momentalisht është stabile dhe ai më pas u rikthye të konkurrentët e tjerë, që e pritën edhe me duartrokitje.
revista.one/