Po Bora u harrua? Të gjithë të habitur për intimitetin e madh të Donaldit me Beatrix

Po Bora u harrua? Të gjithë të habitur për intimitetin e madh të Donaldit me Beatrix

November 28, 2021 0

Kohët e fundit, teleshikuesit e Big Brother VIP kanë vënë re një afrimitet të madh mes aktorit të humorit dhe këngëtares Beatrix Ramosaj.

Ata po kalojnë kohën më të madhe me njëri-tjetrin në shtëpi, madje disa skena mes tyre janë komentuar edhe si flirtim.

Mëngjesin e sotëm ata e nisën bashkë, teksa ushqeheshin e ngacmoheshin me njëri-tjetrin, siç mund ta shihni në këtë video:

Dalja e Semit nga shtëpia e “Big Brother VIP” është komentuar si “lirshmëri” për Donaldin për të flirtuar me Beatrix.
Kjo pasi gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, Semi i përmendte konkurrentit vazhdimisht Borën, megjithëse ai kishte kërkuar të mos e bënte diçka të tillë.
Madje, situata arriti në atë pikë sa Donaldi u shpreh se ndihet single për sa kohë nuk ka vendosur diçka konkrete me Borën, madje është konfuz për situatën mes tyre.

Donald Veshaj hyri në edicionin e parë të “Big Brother VIP” si djalë single, megjithatë doli “complicated” pas ardhjes së ish-it të tij Bora Zemani në shtëpi.

Në takimin me Borën, mes tyre u shkëmbye një puthje dhe një “marrëveshje e heshtur” se do ta prisnin njëri-tjetrin për t’u sqaruar jashtë.

revista.one/