“Po fshihet e vërteta”, shpërthen Hervin Çuli: Vajza ime ishte shoqe klase me Martinin, dua të di kush janë autorët

“Po fshihet e vërteta”, shpërthen Hervin Çuli: Vajza ime ishte shoqe klase me Martinin, dua të di kush janë autorët

November 29, 2024 0

Aktori i njohur Hervin Çuli u shpreh në studion e News24 se po tentohet të fshihet e vërteta e ngjarjes ku mbeti i vrarë me thikë 14-vjeçari Martin Cani. Ai tha se kanë kaluar 12 ditë nga ajo ngjarje dhe ende nuk dihet se kush janë autorët. Çuli solli në vëmendje se vajza e tij ishte shoqe klase me 14-vjeçarin që humbi jetën gjatë sherrit jashtë shkollës “Fan Noli” mesditën e 18 nëntorit.

Aktori tha se ai si prind është i shqetësuar dhe kërkon të dijë të vërtetën e ngjarjes e cila ekspozon çështjen e sigurisë në shkolla.

“U bënë 12 ditë, një krim i tillë që është në qendër të qytetit, ka elementë filmikë, shumë dëshmitarë, presioni i opinionit publik ka qenë i madh, më duhet një kohë e tepërt për të dhënë një përgjigje përfundimtare. Kjo mund të zgjidhej për 3-4 ditë se nuk është krim i sofistikuar u zbardh atentati i biznesmenit… S’kemi një raport përfundimtar të mjekut ligjor, raporti i parë thotë që ka 8-9 goditje por nuk thuhet është e njëjta thikë apo janë të ndryshme. Luisi bashkë me babanë e tij kërkon të ketë një vizitë tjetër mjeko-ligjore dhe nuk bëhet. Ata kanë kërkuar të dy që të bëhet ekzaminimi mjeko-ligjor. Ndërkohë që plaga mbyllet dhe historia e gjurmimit përmes plagës nuk bëhet. E gjithë kjo vonesë, duke ditur edhe variantet, thashethemet që autori e ka babain pjesë të pushtetit dhe të ëmën në SPAK, ne si publik, unë si prind i një vajze që ishte në klasë me Martinin pyes, pse duan ta fshehin të vërtetën? Kjo është pjesë e paragjykimit tim të momentit sa kohë nuk ka përgjigje të drejtpërdrejtë se kush janë autorët. Ne duam të zbulojmë ngjarje, jo t’ia faturojmë njerit me zor”, u shpreh Çuli.

revista.one/