“Po jemi në marrëdhënie”, Alba dhe Limi rrëfehen pas daljes nga Fermavip

“Po jemi në marrëdhënie”, Alba dhe Limi rrëfehen pas daljes nga Fermavip

May 17, 2025 0

Gjatë mbrëmjes së djeshme në spektakël, Alba sqaroi për herë të parë publikisht arsyet e largimit të saj.

E pyetur nga Luana për “sekretin” e saj dhe Limit, për të cilin Alba ka thënë gjatë gjithë qëndrimit në fermë se nuk flet dot për të, Alba tha se bëhet fjalë për besën.

“Unë dhe Limi e kemi nga ajo që kemi ndjerë për njëri-tjetrin. Që jemi marrë vesh me sy, kjo do mbetet gjithmonë mister për publikun.”

Në lidhje me spekulimet për raportin mes saj dhe konkurrentes tjetër, Nenes, dhe “tradhtinë” e dyshuar të Limit me të, Alba u shpreh prerë:

“Nenna për mua nuk ka qenë aspak problem dhe nuk i kam kushtuar rëndësi. Për mua, rrënja e problemit është partneri që kam në krah.”

Alba deklaroi se ishte diçka mes saj dhe Limit, të cilin ajo e lidhte me besën mes tyre dhënë brenda Fermës.

Alba: Përshëndes shqiptarët, nuk e kisha besuar që përkrahja do të ishte në nivele të tilla. Ti Kastro e di shumë mirë që jeta të jetë e paparashikueshme. Fokusi im u zhvendos nga çmimi te një pikë tjetër. Unë nuk kam rënë në konrtraditë me veten.

Kastro: Çfarë është e gjitha kjo?

Alba: Zbulimi i vetes time.

Kastro: Tani e zbulove dhe ike ti.

Alba: Siç thashë u zhvendos fokusi në diçka më të rëndësishme se çmimi dhe fama.

Luana: A është ajo që është aluduar, apo mospërballja me emocionet që ti mund të jesh emocinuar. Çfarë të bëri vërtetë të ikësh?

Alba: Unë kam qenë e vetmja që e kam rritur zërin më shumë se të gjtihë se ne kemi ardhur për kamera dhe famë për të shkuar drejt çmimit. Nëse nuk do ishte çmimi dhe fama askush nuk ishte futur në Fermë. Kjo pjesa e disa parimeve që kam në jetë ka lidhje me besën që kam përmendur. Për t’i paraprirë diçkaje që nuk doja të ndodhte vendosa më mirë të tërhiqem dhe të vazhdoj fokusin tim.

Kastro: Që është?

Zhaku: Thuaje që është Limi.

Alba: Nuk është në vetvete Limi, por diçka mes meje dhe atij.

Luana: Si vazhdon marrdhënia me Limin?

Alba: Po jemi në marrdhënie.

Në lidhje me marrëdhënien me Albën, Lim Hoti konfirmoi se vazhdojnë të jenë bashkë edhe jashtë fermës, por zbuloi se një debat mes tyre kishte ndikuar në ecurinë e tyre në spektakël:

Unë me Albën vazhdoj. Por para një jave kishim një debat. Alba deshi të largohej dhe unë e ndalova. Jemi në një marrëdhënie, kemi ngrene pire dhe ndenjur bashkë nga dalja deri tani“, tha Limi.

Ai theksoi se vendimi për t’u larguar ishte marrë me urgjencë dhe se eksperienca, ndonëse e shkurtër, kishte qenë e paharrueshme:

Kam kaluar shumë bukur dhe nuk do e harroj asnjëherë. Por doja të dilja. Jam mësuar të jem pas kamerave – kjo ishte hera e parë që isha 24 orë nën vëzhgim. Ndonjëherë nuk thoja dot atë që doja.”

Limi sqaroi arsyet që qëndrojnë pas vendimit të tij, duke theksuar se pjesëmarrja në spektakël ishte një përvojë që kishte dashur ta provonte, por pa ambicie për të fituar.

Unë e kam pas një plan për rrugëtimin tim. E kam pasur të limituar kohën time në Fermë. Çdo ditë po e shtyja. Kjo eksperiencë ishte diçka që doja ta provoja, çfarë nuk kemi bërë në jetë, thashë ta bëj edhe këtë. Por nuk kam hyrë që të jem më i miri apo për të fituar,” tha Limi.

Mes shumë aludimesh dhe hipotezash që qarkulluan pas largimit të Albës nga Ferma VIP, një ndër më të përfolurit ishte lajmi se ajo mund të ishte shtatzënë.

Por gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme, çifti Alba dhe Limi i kanë mohuar zërat, duke deklaruar se lajmi nuk është i vërtetë.

Megjithatë, Limi la të hapur një mundësi për të ardhmen, duke shtuar se ata po e mendojnë një fëmijë, ndoshta pas dy vitesh.

revista.one/