“Po kaloj një periudhë të vështirë”, Rozana Radi ia dedikon kupën e fitores Françesk Radit

“Po kaloj një periudhë të vështirë”, Rozana Radi ia dedikon kupën e fitores Françesk Radit

December 8, 2024 0

“Akoma”, kënga e Rozana Radit dhe Sany Dimitri është triumfuesja e “Këngës Magjike” në edicionin e 24-t të festivalit. Kampionia më jetëgjatë e tij, Marsela Çibukaj u dorëzoi kupën e fitores dy artistëve që bashkuan dy kultura e gjuhë në një këngë që mori votat e jurisë, artistëve e publikut.

Ndërsa hynë fitimtarë në skenë duke ngritur lart kupën, Rozana u shpreh se ndodhet në një periudhë të vështirë, por e gjen forcën për të fluturuar. Këtë kupë ajo ia dedikoi xhaxhait të saj të ndjerë, Françesk Radit.

Rozana Radi: Kjo është kupa juaj, e publikut të mrekullueshëm shqiptar, e muzikës që bashkon popuj, që nuk njeh kufij, që nuk njeh asgjë. Unë Ardit po kaloj një periudhë jo të mirë në jetën time me thënë të drejtën, por jam mësuar të fluturoj lart dhe të mos shikoj gjëra që më pengojnë, gjëra që më shqetësojnë, gjëra që më bëjnë të qaj kështu që do t’u thoja të gjithë vajzave dhe djemve të rinj, fluturoni sa më lart. Këtë kupë dua t’ia dedikoj një njeriu që dha shpirtin për muzikën, i cili sot duhet të ishte këtu me mua, ai nuk është më këtu. Françesk Radi, kjo është për ty, faleminderit për muzikën!

Sany Dimitri: Faleminderit shumë! Së pari, falenderoj të gjithë artistët që morën pjesë në këtë festival. Është  një nder të jem këtu dhe një kënaqësi e nder i madh. Nuk di ç’të them tjetër

• Rozana Radi & Sany me këngën “Akoma” janë fituesit e festivalit Kënga Magjike 2024.

• Ata u shpallën fitues në një garë të fortë nga votat e vetë këngëtarëve, jurisë dhe publikut.

• Në vend të dytë u rendit Eneda Tarifa. Ndërsa vendi i tretë u fitua nga Ronela Hajati.

• Çmimi “Best New Artist” shkoi per Lore, si këngëtarja më e mirë e re me këngën “Për ne yjet ndizen lart”. 

• Mes të rinjve Sareta Bega mori çmim nga “Warner Music” ndërsa Jett fitoi një kontratë nga “Sony Music Entertainment”. 

• Motoja e këtij edicioni ishte “Muzika është përgjigjja”.

revista.one/