Po lind një çift i ri në Për’puthen? Bruno deklarohet për herë të parë!

Po lind një çift i ri në Për’puthen? Bruno deklarohet për herë të parë!

February 22, 2022 0

Bruno është një nga konkurrentët më të përfolur të “Për’puthen” për shkak të takimeve të tij të shumta me disa nga vajzat e programit.

Ai ka nisur takimet me Alvisën, Mikelën, Efin dhe së fundmi me Florjanën. Në njohjet e tij të mëparshme, Bruno ka qenë më së shumti i afërt me Efin, marrëdhënia e të cilëve zgjati për disa kohë por u mbyll pas disa konflikteve që ata patën.

Ndërkohë, pas hyrjes së konkurrentes së re, Florjanës, ai u fokusua më së shumti tek ajo.

Në takimin e mëparshëm, Florjana e priti Brunon në shtëpi, ndërsa këtë herë, Bruno ishte kujdesur për një surprizë romantike në natyrë. Duke i shprehur pëlqimin e tij, Bruno i tha Florjanës se do të jetë në “Për’puthen” vetëm për të dhe nuk ka interes për asnjë vajzë tjetër.

Bruno: Deklarohem për ty në atë studio!

Florjana: Edhe unë do të fokusohem vetëm te ty!

Bruno: Jam ndjerë më mirë se çdo herë tjetër

Florjana: Nëse kjo gjë shkon mirë, pse nuk e vazhdojmë jashtë?

Në studio pati reagime të shumta sidomos prej Efit dhe Mikelës të cilat u shprehën se nuk besonin në ndjenjat e tyre apo në krijimin e një lidhjeje të re.

Teksa Florjana dhe Bruno kërcenin në studio, dy konkurrentet komentonin dhe qeshnin gjatë gjithë kohës, ndërsa me ironi thanë se janë të lumtura për Brunon. Me shaka, moderatorja Bora Zemani tha se u dukën si motrat e Hirushes, ku Hirushja në këtë rast ishte Florjana.

Sipas Erjonit, kjo deklaratë e Brunos vjen me qëllimin e vetëm që ai të mos dalë vetëm nga “Për’puthen”, jo se ka vërtet pëlqim për Florjanën.

Ndryshe nga konkurrentët, opinionisti Arjan Konomi, tha se “është hera e parë që besoj dy njerëz për këtë vit”.

Historia me Efin

Bruno dhe Efi u panë si një çift i mundshëm i “Për’puthen”, por gjërat morën një drejtim krejt tjetër. Ata shprehën hapur pëlqimin për njëri-tjetrin, Bruno i realizoi një surprizë shumë romantike teksa po ashtu ka folur disa herë me nënën e saj. Mirëpo, Efi pak javë më fal u përfol gjatë për një lidhje me Atdheun, madje u tha se janë fejuar. Kjo duket se ftoi gjërat pas saj dhe Brunos.

Ky i fundit ditën e sotme në “Për’puthen” u shpreh se ishte gati të deklarohet për Efin. Teksa komentoi takimin e saj me Bledin, Bruno i cilësoi “fake” të gjitha veprimet e Efit, duke nënkuptuar që ajo ka ndjenja për të edhe pse kanë ndodhur konflikte mes tyre.

“Të gjitha veprimet e tua ishin fake, ja edhe tani që po flet nuk je e vërtetë, edhe ato puthjet, përqafimet. Unë madje isha gati të deklarohesha për Efin që mos të kisha më takime me të tjera, veç me Efin, por ato që ndodhën natën e Vitit të Ri…”, tha Bruno.

revista.one/