“Po luan me dy porta”, motrat i kthehen keq Erionit
March 2, 2022Në puntatën e djeshme të “Për’puthen” janë përfshirë sërish në debat Erioni, Rrushja dhe motra e saj Laureta.
Kjo e fundit e akuzon Erionin për lojë me dy porta, por Erioni nuk e pranon diçka të tillë.
Rrushja nga ana tjetër tregon që është prekur shumë prej tij pasi ajo ka shprehur pëlqimin për të.
Erioni: Me kë po bëj lojë?
Laureta: Po bën lojë me dy porta.
Erioni: Edhe me 10 po të duash, unë nuk jam duke bërë lojë.
Laureta: Që prej fillimit ti ke bërë tre katshe. Nëse doni me u dashuru dhe nëse doni me u përputh udhë e mbarë.
Erioni: Me kë? Me atë apo me motrën tënde?
Laureta: Jo, jo me motrën time s’ma merr mendja.
Erioni: S’ta merr mendja? Motra jote kur më shikon mua i shkëlqejnë sytë.
Laureta: E the edhe mbrëmë tek Prime. Ti e ke bërë për deklaratë. Rrushes i the e ke bërë për publik. Ej, të lutem Erion.
Rrushja: Për çfarë e kam bërë unë për publik, sipas teje?
Erioni: Jo, jo je prek prej publikut.
Rrushja: Jam prek më shumë prej teje, në Prime kur e the a je duke e bërë për publikun. Rrushja nuk është këtu për publikun. Rrushja ka shpreh pëlqim ndaj Erionit.
Laureta: Ti je ai që e bën lojën Erion. Ti je ai që e do publikun. Ti je ai që e bën për reklamat e tua. revista.one/