“Po më pyetët për Luizin”, Efi Dhedhes thotë se nuk i shkoi Kiarës në shtëpi

“Po më pyetët për Luizin”, Efi Dhedhes thotë se nuk i shkoi Kiarës në shtëpi

June 29, 2024 0

 Efi Dhedhes ka folur më tepër rreth jetës së saj profesionale, private madje ka zbuluar dhe se si e ka marrëdhënien me disa prej personazheve të njohur.

Nuk i ka shpëtuar disa prej pyetjeve pikante të bëra prej moderatores Alesia Bami, teksa kjo e fundit e ka pyetur për Luiz Ejllin, Kiara Titon, Olta Gixharin…

Pjesë nga intervista:

A është e vërtetë në që intervistë flet vetëm për Luiz Ejllin?

Efi: Po më pyetët do përgjigjem, ça të bëj sikur nuk ekziston?

Do i futesh muzikës së shpejti?

Efi: Po, mirëpriteni, del në 27 korrik.. ça thua moj zemër. Nuk është e vërtetë, nuk kam lidhje me muzikën dhe dua të bëj gjëra që i shkojnë formatit tim.

A ke në plan për një shtatëzani?

Efi: Kur të vijë momenti, nuk bëhet shaka me këtë gjë…

A ke i vajtur Kiarës për urim për lindjen e vajzës?

Efi: Nuk i kam vajtur, por i kam nis një urim
Po Olta Gixharin e ke uruar?

Efi: Jo, por mund ta uroj edhe LIVE se është gjë shumë e bukur por më duket falso sepse unë nuk flas me atë, por e uroj edhe live: O Zot me jetë të gjatë dhe me të tretin ishallah.
A i ke shkruar Heidi Bacit pas finales.

Efi: Jo, por më ka pëlqyer shumë, do i thoja fjalët më të bukura.

Futbollisti Bajrami të ka shkruar tri ditë më parë ?

Efi: S’po flas më mirë.

Kanë dalë disa fjalë se ajo është zënë me të pasi mori pjesë në klipin e tij dhe se e ka bërë dhe unfollow në Instagram. Efi shprehet se të gjitha lajmet janë të pavërteta, ndërsa sa për unfollow-n në Instagram, Efi zbulon se Mozzik mban vetëm vajzën e tij follow dhe askënd tjetër.

Alesia Bami: A është e vërtetë që t’i dhe Mozzik nuk flisni?

Efi: Unë dhe Mozzik nuk është se flasim gjatë gjithë kohës. Kur na bie rasti për të folur, do flasim.

Alesia Bami: Kanë dalë disa fjalë që Efi nuk flet me Mozzik. Pastaj kanë thënë që të kanë bërë unfollw.

Efi: Sa lajme kanë dalë, nuk e di me thënë të drejtën, janë disa personazhe që bëjë follow vetëm veten dhe një tek person, dhe Mozzik më duket se vetëm një person ka a dy se di mirë, vetëm gocën.

Alesia Bami: Je penduar që ke marrë pjesë në klipin e tij apo jo?

Efi: Jo, absolutisht jo, është super videoklip i bukur dhe mua më pëlqen shumë vetja aty. Kam treguar aftësi dhe për aktrimin.

revista.one/