“Po më soset durimi”, G Bani lexon komentin e partnerit të Danjës/ Banori nuk heq dorë: Kam pëlqim, nuk jam agresiv
March 2, 2025
G Bani dhe Danja kanë pasur disa debate të shumta në ditët e fundit, ku në disa prej tyre është përdorur dhe partneri i banores.
Gjatë Prime-t të së shtunës, përpara tyre u shfaq një koment i Redit, të dashurit të Danjës, ku shkruhej: “Po më soset durimi. Nuk i kam borxh asgjë”.
Pasi lexuan komentin, erdhi menjëherë reagimi i banorëve, që u përcoll kështu:
G Bani: Dua t’i them Redit që po të soset durimi, do përdorësh dhunën? Çfarë do bësh? Ato fjalët e pista më janë drejtuar mua. Aty janë fshehur disa fjalë… mund t’i mbash për vete. Këtu je respektuar. Cili është mesazhi? Çfarë do bësh? Do përdorësh dhunën?
Danja: Po i soset durimi tjetri. Këtu ai ka një vajzë që ti po i përdor emrin gjithë kohës.
Më pas, G Bani kërkoi ndjesë ndaj partnerit të Danjës, duke pranuar se ishte sjellë mjaft keq ndaj saj.
“Redi më fal. Ke shumë të drejtë. Edhe unë po të kisha një njeri që ta doja… Nuk më pëlqeu ajo që the ‘po më soset durimi’, por që më fal. Nuk duhet të jem këtu që Danja të vazhdojë këtë rrugëtimin e saj këtu”, tha G Bani.

Danja dhe G-Bani janë sqaruar sot pas përplasjeve të shumta mes tyre, dhe e gjitha nisi pasi ai i shprehu pëlqimin banores.
Kjo e fundit u shpreh se ka parë veprime jo të hijshme nga ana e G-Banit, ndërsa këngëtari u shpreh se nuk ka qëllim të keq ndaj saj por pëlqim. Madje veprimet që Danja i cilësoi si përndjekje, G-Bani tha se janë për përkujdesje.
Pjesë nga diskutimi-
Danja: Mendova se do kthehej ndryshe. Ka qenë i egër dhe ka përdorur fjalë që nuk besoj se më takojnë. Ka bërë disa veprime që më duken veprime përndjekësish. Unë në gjumë, kam veshur disa pizhame të shkurtra, në mëngjes më vjen dhe më thotë ‘mos e hap jorganin natën’. Sot në prova u shpërfytyrua. Këtu është bërë e zakonit të të vinë në fytyrë, sot ishte agresiv.
Ledion: Ti beson se G-Bani ka një simpati a fiksim për ty apo është mënyra e tij për të qenë në qendër të vëmendjes duke qenë se ti e njeh prej kohësh.
Danja: Deri dy ditë pasi erdhi kam menduar hajde se bën lojën e vet. Kur zihemi ai ul tonet, Nuk kam më çfarë t’i them. I kam thënë mu zhduk. Ai po prap afrohet, më përmend pse qesh në shtëpi. Unë ngre duart në këtë situatë, i them ik nuk ikën. Unë ik dhe largohu ia kam thënë gjithmonë. Dua ta di nga ti G-Bani, për çfarë arsye më fut në shtëpi, është një fiksim i yti apo…
G-Bani: Si urdhëro. E përmend emrin tënd kur figura jote baltoset nga dikush.
Danja: Më shumë e baltos ti
G-Bani: Unë kam pëlqim. Dua të përgënjeshtroj Danjën, nuk i kam shkuar afër në mënyrë agresive. Dy veprimet që sipas Danjës jam përndjekës është për derën e banjës. Kam marr një çarçaf dhe ja kam hedh sipër. Se kam parë video të atashuara me këngë banale me Danjën dhe këtë nuk e duroj durot. Danja në sytë e mi është shumë e pastër nuk e lejoj të përdoret në montazhe për të përmbushur
Danja: Ça flet
G-Bani: E kam parë. Për këto dy pika, sa i përket kësaj pyetjes që iu bë Danjës pse nuk ja pret. Pres një mijë të zeza sot por që të shkaktoj njeriut të cilit pëlqej një gjyq publik për fajin tim këtë jo nuk e prisja por më lëndon e trishton. Nuk kam frikë nga karakteri i Danjës, për asnjë moment nuk më ka bërë buzëqeshje joshëse. I vetmi mëkat është që nuk sillet egër me mua. Më dhemb të më tallë Danja. I kam dhënë provat që e ndaj lojën nga simpatia.
revista.one/