‘Po nisem për …’/ Fjalët e fundit që i shkroi nënës 36-vjeçari që u gjet i vdekur
January 30, 2022Një 36 vjeçar u gjend sot i pajetë në një godinë të pabanuar në Fier.
“Po nisem për shtëpi”, ishte ky mesazhi i fundit që Erald Mejdani i dërgoi të ëmës në Facebook para se të zhdukej pa lënë gjurmë.
Para disa ditësh ai kishte humbur çdo kontakt me familjarët. Këta të fundit denoncuan në polici rastin, por edhe në media ku tregonin se prej 9 janarit ata nuk dinin asgjë për Eraldin.
Denoncimi i babait të të riut është bërë më datë 19 janar, ndërsa ai ka deklaruar në polici se i biri është zhdukur prej datës 8 janar. Sipas Policisë së Fierit, në trupin e pajetë të të riut nuk janë konstatuar shenja dhune ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë nga përdorimi i drogës.
Familjarët e tij treguan se ishte kapur nga policia për shkak të mungesës së dokumentacionit, por atë natë Eraldi qëndroi në Gjirokastër tek një kushëri i tij dhe të nesërmen pasi ishte dëgjuar me prindërit nëpërmjet rrjeteve sociale u kishte pohuar atyre se do të nisej për në shtëpi.
Në rrjete sociale miq dhe të afërm kanë njoftuar për zhdukjen ne tij duke publikuar edhe foto.
“Eraldi është i martuar dhe babai i një fëmije ndërsa ishte emigrant në Greqi“, thuhet në postimet e shpërndara në rrjete sociale.
Njoftimi i Policisë
Sot rreth orës 16:10, në lagjen “1 Maj”, Fier, në një banesë të pabanuar, është gjetur i pa jetë, shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në Mallakastër. Nga këqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune(dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike). Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 19.01.2021 nga Komisariati i Policisë Mallakastër pas denoncimit të bërë nga babai i tij për largim nga banesa. revista.one/