“Po përdor patriotizmin për lojë”, tension pas përjashtimit, Gjesti i bën këngë Jozit

“Po përdor patriotizmin për lojë”, tension pas përjashtimit, Gjesti i bën këngë Jozit

February 6, 2025 0

Pas largimit të Jozit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, reperi i njohur nga Peja, Gjesti, ka gjetur një moment relaksimi për të bërë shaka dhe për të shpërndarë atmosferë të lehtë mes banorëve të tjerë.

Ai mori kitarën nga Tiri dhe nisi të improvizonte një këngë që ishte një përzierje humoristike e ngjarjeve të fundit në shtëpi.

Me një buzëqeshje, Gjesti filloi të këndonte vargje që pasqyronin situatën e largimit të Jozit, duke shpërndarë një atmosferë lozonjare mes banorëve të tjerë. Ai këndoi: “Jozi nuk është më me ne, jena gëzu mo jena gëzu, jena bo me fluturu, na ka sha e ofendua – në fund Vëllai i Madh e ka përjashtu”.

Ky moment improvizues dhe shprehje e humorit të tij u bë menjëherë një situatë për të qeshur, duke lehtësuar tensionin që mund të kishte pasur pas largimit të Jozit nga shtëpia.

Megjithatë, ky moment i Gjesti nuk kaloi pa një reagim nga Valbona, një mike e afërt e Jozit, e cila u mërzit nga largimi i tij. Valbona, duke ndier një lloj shqetësimi për gjendjen e Jozit dhe largimin e tij nga shtëpia, iu kërkoi Gjestit që të ndalonte këngën dhe të mos e bënte më.

Tensioni pas largimit të Jozit

Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania kanë arritur kulmin pas përjashtimit të Jozit, duke shkaktuar debate të forta mes banorëve.

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Gerta Gixharit, aktorit Laert Vasili dhe reperit nga Peja, Gjesti, teksa ndodheshin në kuzhinë. Ndërkohë, aktori Laert Vasili i ka bërtitur Gjestit, duke e akuzuar se nuk përfaqëson denjësisht Kosovën: “Ti nuk je ambasador i Kosovës!”

Situata është tensionuar edhe më shumë kur në debat është përfshirë edhe G Bani, i cili ka mbështetur Gertën dhe Laertin, duke e akuzuar Gjestin se ka përdorur kartën e patriotizmit për të fituar pikë në lojën e Big Brother VIP Albania.

Përplasja mes banorëve ka ndezur një valë reagimesh edhe në rrjetet sociale, ku publiku është ndarë mes atyre që mbështesin Gjestin dhe atyre që e akuzojnë për strategji në lojë.

revista.one/