“Po të kishte qenë Sara më pak private mund të ishim bashkë…”, Ledri i hapet Arbana Osmanit

“Po të kishte qenë Sara më pak private mund të ishim bashkë…”, Ledri i hapet Arbana Osmanit

November 14, 2024 0

Ledri Vula ka folur për herë të parë për ndarjen nga Sara. Ai u shpreh në “Mirëmbrëma Yje”, emision i cili moderohet nga Arbana Osmani, se lidhja e tyre ka qenë shumë publike për shkak të tij, por shtoi se nëse Sara do ishte më private ndoshta sot mund të ishin bashkë.

Për ndarjen nga ish-partnerja, Ledri tha se i vjen keq vetëm për Poin!

“Ndoshta po të kishte qenë Sara më pak private, sot mund të kishim qenë bashkë, nuk i dihet. Kur i’a kemi shpjeguar Poit ndarjen, ka qenë pranuese. Ka thënë: ‘Java ime me mamin, java ime me babin’. Më vjen keq vetëm për Poin, për gjë tjetër jo”, u shpreh Ledri.

Ai ka thënë se nuk e di as vet përse janë ndarë, dhe që se ka menduar e i vije keq vetëm për një gjë.

“Unë e Sara jemi krejtësisht kundër për atë që kemi mundur të funksionojmë,” ka thënë Ledri, duke shtuar se nuk ka shumë menduar për ndarjen, por se gjithmonë mendon për mirëqenien e Poin.

“Se di, as nuk jam ndalë me mendu. Më vjen keq veç për Poin, për diçka tjetër jo,” ka shtuar ai, duke treguar se vajza e tij po rritet dhe që tashmë është më shumë se kurrë e dashuruar me prindërit e saj, duke e kaluar shumë kohë me ta.

Ledri ka theksuar se ka një dashuri të pafund për vajzën dhe ka dëshiruar që ajo të ketë dy motra, madje ka shprehur dëshirën për të pasur edhe një djalë.

“Unë vdes për Poin, kisha pas qef që Poi të kishte edhe dy motra, pse jo edhe një djalë,” ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka pohuar se është një person i dashur dhe familjar, dhe se gjithmonë do të ketë vend për dashuri në jetën e tij.

“Nanës më së pari i tregojë,” tha Ledri kur u pyet nga Arbana Osmani se kujt i tregon së pari kur lidhet me dikë.

ëngëtari i njohur Ledri Vula ishte i ftuari special në premierën e emisionit të ri të Arbana Osmanit, ku foli hapur për jetën e tij private si rrallëherë më parë. Ledri ndau momente të veçanta nga jeta familjare, përfshirë historinë e paplanifikuar të shtatzënisë së partneres së tij, Sara, dhe emocionet që shoqëruan ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Poem Blu.

Gjatë bisedës, Arbana e pyeti nëse ardhja e vajzës ishte e planifikuar. Ledri tregoi se lajmi i shtatzënisë kishte ardhur papritur, në një kohë delikate për marrëdhënien e tyre.

“E donim, por erdhi pa paralajmërim! Ishim ndarë një ditë para se Sara të më tregonte ekon. Kur më njoftoi, po darkoja me miq dhe kisha pirë pak – mendova se ishte ëndërr. Pyetja ime e parë ishte: A do ta mbajmë? Ajo ishte shumë e lumtur,” – tregoi Ledri, duke përshkruar momentin e parë kur kuptoi që do të bëhej baba.

Emocionet ishin të dukshme teksa Ledri kujtoi çastin kur mbajti për herë të parë në krahë të voglën Poem.

“Lot gëzimi! Nuk më ndaleshin lotët dhe nuk doja t’i ndalja, ishte momenti më i lumtur i jetës sime,” – tha këngëtari.

Ledri ndau gjithashtu detaje nga jeta e përditshme e Poem, duke treguar se vajza e tyre është përshtatur mirë me jetën mes Tiranës dhe Prishtinës dhe ndjek një kopsht të njëjtë që ndodhet në të dyja qytetet, duke krijuar shoqëri në të dy vendet.

Arbana ka pyetur këngëtarin nëse ka në trup ndonjë tatuazh që i dedikohet ndonjë vajze.

Ledri ‘zbuloi’ se ka tatuazh datëlindjen e ish-partneres së tij, Sara Hoxhës, ku gjithashtu shprehu se nuk ka për ta fshirë nga trupi i tij.

Kohët e fundit në rrjet nisën të qarkullonin disa foto, ku Ledri Vula shihej krah një vajze tjetër, së cilës iu bë i ditur edhe identiteti disa ditë më vonë.

Reperi së bashku me vajzën e quajtur Rina Zaiti, e cila është motra e reperit Ron Zaiti, u panë fillimisht teksa shijonin pushimet në Jug, ndërsa më pas u bë publike një foto ku ata ecnin krah njéri tjetrit në rrugët e Londrës.

Mirëpo, i pyetur nga Arbana Osmani në intervistën e dhënë së fundmi, Ledri nuk pranoi të ishte në një lidhje të re.
“Mendon të kesh një fëmijë tjetër ose te vazhdosh një marrëdhënie të re?”- e pyeti Arbana, ndërsa Ledri tha:

“Për momentin mirë jam, më vone si dihet çfarë ndodh”.

Më tej, i pyetur nëse fakti që tashmë është single ka të bëjë me zhgënjimin që ka pësuar apo thjesht nuk do të investojë tek dikush tjetër.

“Jo nuk ka të bëjë, gjithmonë ka vend për dashuri. Unë jam shum i dashur, real, familjar”- u përgjigj ai.

revista.one/