“PO TË VËZHGOJ…”, Luana Vjollca do të drejtojë “Big Brother VIP”?
May 19, 2021“PO TË VËZHGOJ…” ky është një postim në një story i Luana Vjollcës. Është mjaft intrigues, sepse përshkrimi shoqëron foton, ku zbulon vetëm njërin sy.
Pikërisht siç është edhe motoja e famshme e “Big Brother”: KUJDES! Big Brother po ju vëzhgon!”
Na duhet të presim edhe pak për të mësuar të vërtetën. Ndlrkohë dy pjesëtarlt e parë të BB përfliten se janë dy ish-konkurrente të njohura nga “Për’puthen”!
Top Channel ka blerë të drejtat ekskluzive për realizimin e këtij spektakli dhe studiot dhe ambjentet ku do qendrojne te famshmit e ‘Big Brother Vip’ të edicionit të parë janë gati.
Këtë radhë ka një ndryshim, aspak të vogël… ata janë të gjithë personazhe VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme.
Deri tani në media po përflitet shumë se kush do drejtojë emisionin. Dy emrat më të lakuar janë Luana Vjollca dhe Arbana Osmani.
revista.one/