“Po u drithërohet shpirti te koka e krevatit…”/ Egla Ceno u jep kurajo atyre që kanë të afërmit në spitale 

“Po u drithërohet shpirti te koka e krevatit…”/ Egla Ceno u jep kurajo atyre që kanë të afërmit në spitale 

July 26, 2025 0

Aktorja e njohur, Egla Ceno, ka ndarë një mesazh të ndjerë në profilin e saj në “Instagram”, duke reflektuar mbi dhimbjen dhe forcën e atyre që qëndrojnë pranë të dashurve të tyre në spitale.  

Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” thekson se shpeshherë ka dhoma spitalesh që mbushen me më shumë lutje se sa kohë.

“Një përqafim të gjithë atyre familjarëve që po u drithërohet shpirti te koka e krevatit të njeriut të dashur”, shkruan Egla, duke shtuar se nuk jetojmë për ditët e lehta, por për mënyrën si përballemi me ato të vështirat. 

Mesazhi i saj është një thirrje për forcë dhe shpresë: “Jeta, edhe kur na rrëzon, ka mënyrën e saj për të na rikthyer edhe më të fortë”. 

revista.one/