Policia e Fierit gjen në rrugë 13-vjeçaren e shokuar, dy persona nën hetim, një 30-vjeçar në kërkim për abuzimin, familja denoncoi largimin nga shtëpia…
July 30, 2025Një 30- vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se së bashku me dy 15 vjeçarë kanë abuzuar seksualisht me një të mitur, 13 vjeçare.
Ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, burimet kofidenciale bëjnë me dije se denoncimi është bërë nga nëna e vajzës mëngjesin e së hënës se vajza ka ikur nga shtëpia dhe se gjithë natën e ka pritur e kërkuar ndërsa pas gjetjes së vajzës nga policia, të shokuar në rrugë, ekzaminimi mjeko- ligjor vërtetoi abuzimin.
Të dy 15 vjeçarët po hetohen në gjendje të lirë ndërsa 30- vjeçari, banues në lagjen “ Sheq i Madh” Fier, ndodhet ende në kërkim nga blutë e Fierit.
revista.one/