Policia ndalon Noizyn në Zvicër, kishte koncert
July 7, 2025Reperi i njohur Noizy ka qenë i parashikuar që të performojë dje albumin në një klub në Zyrih të Zvicrës.
Por, duket se policia e shtetit helvetik ka pasur të tjera plane.
Burime pranë ‘Prive By LS’ bëjnë të ditur se ai është ndaluar me të zbarkuar në aeroport.
Nuk dihen arsyet e sakta përse ky vendim ka ardhur nga autoritetet zvicerane mirëpo shpesh artistët hasin në probleme me vizat e punës në shtetet evropiane dhe përtej oqeanit.
Fakti që artistë shqiptarë punojnë me koncerte por shpesh herë pa lajmërimet tek autoritetet e shtetit respektiv ka bërë që ata shpesh të jenë në ‘radar’ të organeve ligj-zbatuese.
Ajo çka bie në sy është se të gjithë posterët e datës 5 janë hequr nga rrjetet sociale të klubit.
Ndërkohë, postimi i fundit i Noizyt është para rreth 20 orësh, 3 orë pasi me një foto nga avioni paralajmëroi nisjen për Zurich.
Vetë Noizy nuk ka reaguar akoma në lidhje me këtë apo një sqarim për publikun.
revista.one/