Post Big Brother/Ç’ka ndodhur me çiftin? Egli: Me Gjestin mirë deri tani…motra e tij s’më ka bërë follow

Post Big Brother/Ç’ka ndodhur me çiftin? Egli: Me Gjestin mirë deri tani…motra e tij s’më ka bërë follow

April 27, 2025 0

Pas një jave nga finalja e madhe “Big Brother”, mbrëmë në Top Channel u transmetua Post Big Brother.

Çifti Egli dhe Gjesti janë përballur dje në “Post Big Brother VIP” me pretendimet për lidhje jashtë shtëpisë, me persona të ndryshëm.

Egli ka sqaruar se kush është djali me të cilin pretendohet se ajo ka qenë e lidhur në momentin që është bërë pjesë e rrugëtimit të BBV.

Ndër të tjera, banorja u shpreh se përse i ka bërë unfollow motrës së Gjestit.

Profili im menaxhohet nga njerëz të tjerë, janë bërë njerëz që nuk më kanë follow. Motra e Gjestit nuk më kishte follow, se di përse. Mua më vjen mirë që mund t’i sqaroj të gjitha, prindërit e Gjestit i kam uruar për fitoren e djalit. Jam përqafuar me mamin dhe babin e Gjestit.

edioni e pyeti: “Nuk të kishte follow?”

Egli u përgjigj: “Jo nuk më kishte”.

Ledioni shtoi: “Pse nuk të kishte?”, ndërsa Egli tha: “Po për këtë pastaj nuk e di, nuk di të jap një përgjigje sepse nuk e kemi këtu prezentë Blerinën”.

Pikë së pari në ditën e daljes nga shtëpia jam takuar me disa persona. “Eglo kanë shpifur për ty, kanë thënë shpifësira…”. Kunati im në intervistë ka kërkuar që të hapen kamerat. Kur kam ardhur këtu kam ardhur me makinën time kam qenë vetë shofere, nuk kam ardhur e shoqëruar nga një djalë.

Mario ka qenë instruktori i kunatit tim, ky është i vetëm kontakt. Nuk kam qenë në një marrëdhënie para se të niste BBV. Unë jam ushtruar për një farë kohe në palestrën që ka qenë Mario. Por më pas jam larguar”, tha Egli.

Më tej ajo sqaroi raportin me Gjestin jashtë shtëpisë.

Egli: Jam mirë pak e ngarkuar, pas një izolimi. Jam përpjekur të merrem me familjen, pjesa me Gjestin duket shumë mirë deri tani, kemi komunikuar, jemi takuar, gjerat deri tani duken mirë.

revista.one/