Prapaskena e ndarjes së çiftit, Bashkimi rikthehet në Për’puthen dhe tregon arsyet; Alvisa: Qava…
February 21, 2022Alvisa dhe Bashkimi dolën çift nga Për’puthen por historia e tyre nuk zgjati shumë.
Bashkimi u rikthye në Për’puthen Prime duke zbuluar arsyen e ndarjes.
“E kam thënë që dua ta njoh jashtë. Ta njohësh dikë para ekranit është shumë ndryshe. Ne menduam të dalim jashtë e ta provojmë. Por jo çdo njeri që pëlqen dhe ke ndjesi për të, është i duhuri për jetën. Nuk doja, ndodhi. Sa isha këtu, ndoshta veproja më shumë me ndjenja se me logjikë. Kur dolëm jashtë kishim më shumë logjikë. Këtu harron që ka dhe jetë jashtë.
I analizova disa gjëra. Ndarja ishte paqësore se kam komunikuar, jam takuar dhe kemi biseduar që më mirë më herët sesa vonë. Shumë njerëz kanë thënë se është skenar, ndërsa për mu ishte më e thjeshtë të ishte skenar që të postoja një herë në dy javë me të e të bëja jetën time”, rrëfeu Bashkimi.
Ai tha se dy ditë pas ndarjes ka pasur disa biseda me Alvisën dhe kaq. “Shyqyr që jemi të rritur dhe kemi kuptuar që kur nuk shkon, nuk shkon”, tha Bashkimi.
Ndër të tjera, Bashkimi rrëfeu se ende nuk ka vendosur të udhëtojë për Amerikë, ndaj do të qëndrojë ende në Shqipëri e Kosovë.
Ndërkohë, Alvisa ishte e ftzar një ditë më pas në “E Diell”.
Përgjigjet që Alvisa dha na treguan se si e kishte përjetuar ndarjen dhe sa mundësi rikthimi ka me Bashkimin.
Lidhja e Alvisës me Bashkimin kanë qenë në vëmendjen e publikut deri në momentin e ndarjes së tyre.
Nevina: Alvisa çfarë të ka lënduar më shumë nga ndarja?
Alvisa: Vetë ndarja më ka lënduar.
Nevina: Qave?
Alvisa: Qava për ndarjen, për personin në fjalë.
Nevina: Sa përqindje ka mundësi rikthimi ?
Alvisa: Një përqind.
revista.one/