Prej 1 jave pa lajme, mister për zhdukjen e shqiptares Floresha Prengu

Prej 1 jave pa lajme, mister për zhdukjen e shqiptares Floresha Prengu

October 29, 2025 0

Kalojnë ditët, por ende nuk ka asnjë lajm për Floresha Prengu, 35-vjeçaren me origjinë shqiptare, prej vitesh banuese në Trento dhe nënë e dy vajzave të vogla. Sot bëhet një javë e plotë që gruaja ka humbur çdo gjurmë.

Më 22 tetor, gruaja kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në punë, por nuk u kthye më në banesën ku jeton me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj.  Familjarët ngritën menjëherë alarmin për zhdukjen, dhe në qytet nisën kërkimet intensive, madje edhe përgjatë lumit Adige, me ndërhyrjen e njësisë së zjarrfikësve të Trentos.

Megjithatë, rezultatet e kërkimeve, si ato të ditës së parë ashtu edhe të ditëve pasuese, nuk kanë dhënë asnjë rezultat pozitiv: prej një jave, nuk ka asnjë gjurmë të Floresha Prengut. Edhe mediat shqiptare janë vënë në lëvizje për të shpërndarë lajmin e zhdukjes, me shpresën që nëna 35-vjeçare të mund të kthehet në shtëpi.

Të afërmit ende nuk kanë asnjë informacion, dhe ankthi i familjes, sidomos i dy vajzave, është i madh. Një njoftim zyrtar për zhdukjen është shpërndarë në të gjitha prefekturat e Italisë, ndërsa thirrja drejtuar qytetarëve mbetet e njëjtë: kushdo që mund të ketë parë ose të ketë ndonjë informacion për Floresha Prengun, të telefonojë menjëherë në numrin 112.

revista.one/