Preljocaj në Opera, koreografi: Në Tiranë me trupën time solla baletin që krijova me ‘La Scala-n’
October 30, 2022Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor, nisi mbrëmjen e së premtes me Angjelin Preljocaj.
Me “Udhëtim në dimër” të Schubert, koreografi i njohur i përgjigjet ftesës së “Harabel” e sjell në skenën e Operas produksionin e tij të parë të shënuar tri vite më parë me Teatrin e La Scalas…
“”Udhëtim në dimër” më ka ngacmuar gjithmonë, edhe kam dashur të bëj diçka me të, dhe në Teatrin e La Scalas, pjesa muzikore që zgjedh është shumë e rëndësishme. Kjo është një pjesë tragjike, reale, e mrekullueshme për këtë balet”, tha Prelocaj.
Festivali vijon deri në 4 nëntor në Opera dhe Arturbina, me 7 shfaqje dhe të tjerë shqiptarë të njohur të baletit. Blenard Azizaj vjen në Teatrin e Operas me trupën nga Berlini, Eno Peçi me trupën e Vjenës, ndërsa rikthehet sërisht edhe koreografi Gentian Dodaj.
‘Unë e kam ndjekur edhe punën e kolegëve të tjerë pjesëmarrës në këtë festival. Kam parë videot e tyre, dhe janë gjetje të mrekullueshme ato që sjellin në Shqipëri. Pavarësisht nëse jetojnë në Spanjë, Berlin a Vjenë, është i mrekullueshëm fakti që ata kthehen në vendin e tyre të origjinës.’- tha ai.
Ndërsa në ditët e fundit të festivalit Preljocaj, me trupën e Teatrit të Operas”, sjell “Ghost” si homazh i koreografit për Marius Petipan, ‘babain’ e baleteve më të bukura të të gjitha kohërave, mes të cilave edhe “Liqeni i Mjelmës”. /Report TV