Prilli hyn me borë, zbardhen qytetet dhe rrugët e verilindjes

Prilli hyn me borë, zbardhen qytetet dhe rrugët e verilindjes

April 4, 2021 0

Reshje bore në Rajonin Verior. Në rrethin e Tropojës, në rrethin e Dibrës, në qarkun e Kukësit gjatë ditës së sotme kanë filluar reshjet e borës pa shkaktuar probleme me qarkullimin.
Në Rajonin Qendror dhe Jugor ka pasur reshje shiu, me intensitet mesatar. Sipas Autoritetit Rrugor, kontraktorët me mjetet borëpastruese janë në terren.

Në Pukë reshjet gjatë natës kanë bërë që dëbora të shkojë në disa centimetra në qytet, dhe në fshatrat përreth.

Edhe qyteti i Peshkopisë këtë mëngjes u zgjua i veshur me të bardhë.

Pothuajse e gjithë zona e Dibrës është përfshirë nga temepraturat e ulëta dhe reshjet e dëborës.

Zona e Valbonës ka qenë ndër më të prekurat nga reshjet

Aty dëbora ka shkuar në disa centiemtra ndërsa  ka mbuluar gjithçka me të bardhë.

Prezencë dëbore ka pasur edhe në Kukës, e Has ndërsa në fshatrat e thellë intensiteti është më i madh. /revista.one/