“Prindërit vinin kokulur në burg”, mes lotësh, Bledi Mane tregon ditët e errëta të jetës
July 30, 2023Bledi Mane ka rikujtuar kohën kur ai ishte duke vuajtur dënimin e tij në burgun 313.
Bledi Mane ka qenë i burgosur në burgun 313 për pasaporta false. I ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ai ka treguar se sa keq ndihej kur shikonte prindërit që vinin e vizitonin me kokën ulur dhe iknin të kërrusur.
“Prindërit e mi vinin kokulur në dyert e burgut 313 edhe gjithmonë iknin më të krusur se kurrë dhe gjithnjë e më shumë më bluante në vetvete kur do vijë dita që këta do kthehen edhe një herë në lavdinë e dikurshme. Fillova t’i bëja krenarë edhe atje në burg, isha i vetmi i burgosur që punoja në bibliotekë, kisha hapur një kurs të gjuhës shqipe sepse disa të rinj romë të komunitetit romë nga Fushë-Kruja u mësoja Abetaren dhe disa të tjerë u mësoja anglishten. Pra edhe koha ime në burg nuk ishte një kohë ku bëheshin plane djallëzore për të dalë jashtë dhe për t’u hakmarrë.
Pra gjithmonë jam munduar të tregohem racional, kështu që besoj që është hera e parë që unë u premtoj prindërve që do jem ai djalë që do ndiheni krenarë. Nëna dhe babai im më thonë gjithmonë që t’i duhet të martohesh se u rrite dhe ne nuk vdesim pa u martuar ti. Unë i them që unë do martohem vonë që ju të jetoni gjatë. Unë nuk e kam zakon që të qaj nëpër studio televizive, është hera e parë, nuk e di çfarë më keni bërë sot. Nuk kam qarë as në dhomën e rrëfimit në “BBV””, tha Bledi Mane.
Ai tregon se kishte shumë dëshirë që të festonte ditëlindjen e tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, por nuk mundi pasi doli para kohe. Ai tregon se ditëlindjen e ka pasur më 8 mars dhe dëshira e tij ishte ta festonte me banorët, pasi ishte dhe një mundësi e mirë që të mos harxhonte para.
Bledi Mane: Kur u futa thashë do rri sa më gjatë që ta festoj ditëlindjen këtu sepse nuk do kem shpenzime.
Erjona Rusi: Ti dole dhe hoqe dorë nga kjo dëshirë vetëm për Kiarën i bie!
Bledi Mane: Kur dola nuk e mendova gjatë që kisha dhe ditëlindjen sepse atje brenda është tjetër trysni dhe hesapet që bën jashtë, nuk qëndrojnë.
Erjona Rusi: Ta paska Kiara borxh një ditëlindje? Një festë për 50-vjetorin meqë nuk e festove dot brenda?
Bledi Mane: Flitet që njerëzit që kanë konsumuar shumë alkool, kanë probleme e memorien e shkurtër. Tani ky emri që më përmende është italisht dhe nuk më kujton ndonjë gjë.
Erjona Rusi: Nuk të kujton asnjë gjë ky emri?
Bledi Mane: Jo! Se di ndoshta kam pasur ndonjë gocë në fakultet, por për momentin nuk më kujtohet!
Ndërsa për Luizin, Bledi Mane u shpreh se e meritonte fitoren. Sipas tij, ai ishte një dallaverexhi me 5 yje dhe ishte i programuar për t’a fituar atë.
“E meritonte fitoren. Ishte një dallaverexhi me 5 yje. Ishte programuar për t’a fituar atë, vetëm se i kam lënë një porosi. Luiz, erdhi koha jote mos e humb këtë shans. Në qoftë se herën e parë u ngrite dhe u zhduke e u rrëzove, kësaj radhe duhet të jesh mirënjohës, Top Channel, produksionit, publikut dhe mos e ul piacën, mos u kthe përsëri te veset. Trego karakter”, tha ai.
revista.one/