‘Prindi 1’ dhe ‘Prindi 2’, BimBimma ironizon me Getoar Selimin: ‘BabaStars’ bëhu ‘Prindi 1 Stars’

‘Prindi 1’ dhe ‘Prindi 2’, BimBimma ironizon me Getoar Selimin: ‘BabaStars’ bëhu ‘Prindi 1 Stars’

September 19, 2024 0

Reperi i njohur shqiptar, BimBimma, ka reaguar me ironi ndaj përdorimit të termave “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në dokumentet e shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, që ka shkaktuar reagime të shumta ditët e fundit.

Në vend të referencave tradicionale “nënë” dhe “baba”, përdorimi i këtyre termave ka ngjallur debate në publik dhe rrjete sociale.

Në stilin e tij karakteristik, BimBimma vendosi të ironizojë situatën duke bërë shaka me mikun e tij dhe reperin e njohur, Getoar Selimi, i cili është themelues i label-it të famshëm “BabaStars”.

Në një postim në InstaStory, BimBimma publikoi një fotografi ku logoja e BabaStars ishte transformuar në “Prindi 1 Stars”. Bashkë me foton, reperi shkroi: “Ghetto Geasy bir, tash kështu duhesh me e bo emrin! Rregullorja e re dhe Zanat në aksion”.

Postimi u prit me humor nga ndjekësit, duke theksuar stilin ironik të BimBimmës për të trajtuar çështje sociale dhe vendimet që shpesh krijojnë diskutime të gjera në publik.

revista.one/