Prishën marrëdhënien, Bia Khalifa: Kam 100 si Toney jashtë
November 30, 2025Banorja e Big Brother VIP, Bia Khalifa, ka tentuar të krijojë një raport më të afërt me një tjetër banor, Toney, duke shfaqur një formë pëlqimi ndaj tij brenda shtëpisë.
Që nga fillimi, marrëdhënia mes tyre ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe të publikut. Megjithatë, duket se së fundmi ka pasur krisje në këtë raport, ndërsa tensionet dhe mosmarrëveshjet kanë filluar të bëhen të dukshme brenda shtëpisë.

Bia ka bërë një deklaratë të fortë për marrëdhëniet jashtë shtëpisë, duke treguar qartë se nuk është se ndjen për atë.
“Kam 100 si Toney jashtë, minimum”, u shpreh ajo.
Bia dhe Toney kanë bërë një diskutim, teksa po qëndronin bashkë në kuzhinë për situatat e ndodhura mes tyre. Bia i ka thënë atij që nuk është e mërzitur me të. “Unë nuk jam si ti, keq. Unë nuk jam e mërzitur me ty”, është shprehur ajo.
revista.one/


