Prishet miqësia, Egli Tako tregon pse u zhdukën këngët nga “YouTube”: Vendimi ishte i Fifit…

Prishet miqësia, Egli Tako tregon pse u zhdukën këngët nga “YouTube”: Vendimi ishte i Fifit…

June 10, 2025 0

Pas zhdukjes dhe rikthimit të disa projekteve muzikore nga platforma “YouTube”, Egli Tako ka vendosur që të thyej heshtjen. Ajo ka bërë një reagim të sinqertë dhe sqarues me grupin e saj të ndjekësve në “Instagram”.

Këngëtarja thekson se, edhe pse ka qenë pjesë e këtyre projekteve si interpretuese, ajo nuk ka qenë autore e këngëve dhe për pasojë, nuk gëzon të drejta pronësie mbi to.

Ish-finalistja e “Big Brother VIP 4” sqaron se fshirja është bërë për arsye personale të autores së këngëve, Fifi, dhe jo me iniciativën e saj.

Reagimi i plotë i Egli Takos:

“Po duhet t’ju jap shpjegim për shkak të gjithë përkrahjes dhe dashurisë tuaj ndaj meje edhe pse s’jam autore e këtyre dy këngëve dhe s’kam të drejta mbi to.

Unë jam e ftuar në këngë njësoj si DJ Gimi – O. Është një bashkëpunim ku të drejtat e projektit i takojnë autorit i cili e posedon në kanal, në rastin konkret Fifi.

Kënga është hequr për dy ditë nga platforma YouTube, në vendim të autores për shkaqe të sajat ndaj edhe nuk e kam bërë asnjë ndërhyrje apo reagim, pasi nuk janë materiale të miat dhe nuk kam përgjegjësi mbi to.

Sa për dëmtimin e dy artistëve të ftuar në këngë, në rast konkret unë dhe Gimi – O, jemi njerëz dhe me pas artiste, kështu që zgjedh të jem mirëkuptuese!

Muzika mbetet e bukur, ju e keni pëlqyer ndaj dhe bie dakord në aq vendim sa më takon si e ftuar, që këngët të jenë sërish aktive e ju të mund t’i dëgjoni e t’i këndoni.

Sa për aspektin menaxherial, kam vendosur me shumë respekt reciprok me Fifin, të shoh në një spektër më të gjerë, në mënyrë që asnjëra palë të mos ndikojë tek tjetra, për sa kohë të dyja i përkasim të njëjtës fushë. Këndimit.

Në këtë mënyrë, shmangim edhe aludime apo keqkuptime të cilido lloji.

Ju dua shumë dhe gjatë këtij muaji do shihemi ashtu siç ju keni pritur gjithmonë, të më shihni, plot me surpriza të bukura dhe shumë muzikë!

Faleminderit për gjithë dashurinë që më jepni, ju dua shumë”.

Ky reagim i bërë viral në rrjet, duket se nuk u la pa një përgjigje nga Fifi. Kjo e fundit postoi një top në InstaStory, i cili nga shumë njerëz u komentua si ‘autogol’. Sidoqoftë, këngët e tyre tashmë janë rikthyer sërish në platformën YouTube.

revista.one/