Prishtina festë sonte për medaljen e artë të Distria Krasniqit në Tokio

Prishtina festë sonte për medaljen e artë të Distria Krasniqit në Tokio

July 24, 2021 0

Xhudo për femra është sporti që mban lartë emrin e Kosovës. Distria Krasniqi e cila merr pjesë në kategorinë deri në 48 kg arriti të mund në finale ndaj japonezes Funa Tonaki.

Padyshim që një meritë shumë të madhe në këto suksese të xhudos së femrave të Kosovës ka trajneri Driton Kuka. Kosova vazhdon të thyej rekorde sa i përket këtij sporti dhe lojrave olimpike duke aarritur të sigurojë në dy olimpiadat e fundit dy medalje ari.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka vendosur që me rastin e fitores së medaljes së artë të xhudistes Distria Krasniqi ta organizojë një festë në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Xhudistja pejane triumfoi në paraditen e ditës së stome, duke rrëmbyer kështu medaljen e parë të artë për Kosovën.

Kështu, përmes një komunikate për media, KOK ka njoftuar se nga ora 20:00, do të ketë një organizim në shesh, për të festuar triumfin e Distrisë.

“Për të shënuar këtë fitore ju ftojmë sonte nga ora 20:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku KOK-u në bashkëpunim me Departamentin e Sportit dhe Kulturës së komunës së Prishtinës, do të organizojë një festë për të shënuar medaljen e Artë e që është pjesë e aktivitetit të Festivalit Tokyo 2020”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Kujtojmë se sot Distria Krasniqi ka fituar medaljen e Artë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020, duke u bërë kështu e dyta pas Majlinda Kelmendit që Kosovës i sjellë medalje të Artë. 

Xhudistja pejane fitoi katër ndeshje gjatë ditës së sotme për të fituar medaljen e artë dhe ndihet krenar me arritjen e saj.

“Ndjenjë shumë e mirë. Jam e lumtur për veten, trajnerin, familjen dhe gjithë vendin”, ka thënë fillimisht Distria pas triumfit.

“Ka qenë një luftë e vështirë ndaj japonezes, që janë më të mirët në botë”.

“Falënderoj të gjithë për përkrahjen”.

“Kjo është një ëndërr e realizuar. Jam e ende e re dhe pretendoj të marrë pjesë edhe në dy olimpiada”.

revista.one/