Prokuroria nis hetimet për dy serbët e dyshimtë që kishin vizituar Deçanin para helmimit

Prokuroria nis hetimet për dy serbët e dyshimtë që kishin vizituar Deçanin para helmimit

July 17, 2021 0

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka bërë identifikimin e dy personave të nacionalitetit serb, që ishin parë në afërsi të Manastirit të Deçanit, dhe se janë duke zhvilluar hetimet nëse kanë lidhshmëri me helmin e qytetarëve në Deçan.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se pasi kanë pranuar informatat kanë ndërmarrë veprimet e duhura.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se, lidhur me situatën e krijuar ditëve të fundit në komunën e Deçanit, pasi janë pranuar informata se para disa ditësh janë parë duke lëvizur në drejtim të Manastirit të Deçanit, dy persona të nacionalitetit serb, menjëherë janë ndërmarrë veprime me autorizimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Pejës në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, ashtu që është bërë identifikimi i personave që shihen në ato fotografi dhe do të verifikohet nëse kanë lidhshmëri eventuale me situatën e krijuar ditëve të fundit në komunën e Deçanit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ditë më parë, mediat kanë publikuar pamjet ku shihen dy shtetas serb të dyshimtë që kanë vizituar Deçanin, ku për këtë ishte informuar edhe Policia e Kosovës.

Ndërkaq, mbi 1 mijë qytetarë në Deçan janë helmuar nga uji i pijshëm, ku IKSHPK ka konstatuar se në ujë ishin gjetur disa baktere. 

revista.one/