Protesta për të mos e ekstraduar në Kosovë, reagon menaxheri i Noizyt
August 12, 2024Dje në rrjet ka qarkulluar një njoftim për protestë në mbrojtje të reperit Noizy, i cili u vu në pranga pak ditë më parë në Shëngjin si i akuzuar për dhunën ndaj TikTok-erit Medi Iseni. Sipas njoftimit, protesta do të zhvillohej ditën e hënë, sot, në orën 19:00 dhe kërkonte që të ndalohej ekstradimi i Noizyt drejt Kosovës.
Por, përmes një deklarate zyrtare ekipi menaxherial dhe familja e Noizyt ka njoftuar sot se ata nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste. Më tej, në njoftimin zyrtar thuhet se janë në një proces gjyqsor dhe do ndjekin vetëm rrugën ligjore për zbardhjen e të vërtetës.
“Dje nëpërmjet mediave u informuam se do të organizohej sot një protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë për lirimin e Rigelsit (Noizyt). Duam të informojmë fansat e Noizyt, publikun e gjerë dhe mediat, se as familja e Noizyt, as stafi menaxherial nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste. Ne, jemi në një proces gjyqsor dhe do ndjekim vetëm rrugën ligjore për zbardhjen e të vërtetës dhe pastrimin e baltës mbi emrin e Noizyt Duam të falenderojmë përzemërsisht fansat dhe kolegët e Noizyt për mbështetjen ndaj tij në këtë situatë absurde padrejtësie. Punë të mbarë të gjithë atyre që po punojnë drejt së vërtetës. Stafi menaxherial.”
Thirrja “Protesto për Noizy-n” u ngrit pak ditë më parë nga modelja Oriola Marashi teksa i ka dalë në mbrojtje reperit, i cili akuzohet se ka dhunuar brutalisht Isenin.
Kjo protestë e cila do të zhvillohen ditën e hënë në orën 19:00 kërkon që të ndalojë ekstradimin e Noizyt drejt Kosovës. Absurd është fakti se ngjarja është ende në hetim dhe se reperi duhet të dalë para togave të zeza ku do të “skanohet” nëse është apo jo i përfshirë në ngjarje.
Pse në rastin e Noizy-t duhet të dilet kundër Drejtësisë? Pse duhet protestuar ndërsa ngjarja nuk është zbardhur ende dhe ka shumë pikëpyetje mbi të vërtetën? Mos vallë reperi ka gisht në lidhje me ngjarjen dhe frikësohet se autoritetet në Kosovë janë më të drejta dhe do të mbetet në burg.
revista.one/