Protestoi para Klan Kosovës, Labinot Rexha bëhet zyrtarisht banor i Big Brother VIP

Protestoi para Klan Kosovës, Labinot Rexha bëhet zyrtarisht banor i Big Brother VIP

November 24, 2025 0

Labinot Rexha është bërë zyrtarisht banor i Big Brother VIP Kosova. Vendimi erdhi pas një televotimi ku publiku pati mundësinë të shprehë nëse dëshironte ta shihte atë brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Rezultatet e votimit treguan një mbështetje të madhe, duke hapur rrugën për hyrjen e tij në lojë.

Përpara nisjes së edicionit, Labi kishte bërë një hap të veçantë për të tërhequr vëmendjen e produksionit dhe publikut. Ai organizoi një protestë para Klan Kosovës, ku kërkoi hapur të futet në shtëpinë e Big Brother.

Për fansat e tij, hyrja e Labit në Big Brother është një mundësi për ta parë atë në një dimension të ri, larg skenës muzikore dhe angazhimeve të përditshme.

revista.one/