Provat e fundit para performancës, Rita Ora e ftuar sonte në Eurovision 2023

Provat e fundit para performancës, Rita Ora e ftuar sonte në Eurovision 2023

May 9, 2023 0

Rita Ora shkëlqeu teksa doli në skenë për provat e fundit të Eurovision 2023 në M&S Bank Arena në Liverpool të hënën. Këngëtarja, 32 vjeçe, e cila do të performojë gjatë gjysmëfinales të së martës, dukej e mahnitshme e veshur e tëra në të zeza.

Ajo veshi një kostum që përfshinte një model nga lëkura të shkurtër me dekolte të hapur dhe doreza bashkë me një pjesë të tejdukshme që i rrinte e fryrë sipër belit dhe përfundonte pamjen me geta dhe çizme të gjata.

Asaj iu bashkua prezantuesja Alesha Dixon, 44 vjeçe, teksa performancat u provuan përpara shfaqjes live të së martës, e cila do të pasohet nga një gjysmëfinale e dytë të enjten përpara finales së madhe të shtunën më 13 maj.

Aleshas, iu bashkua bashkë-prezantueset Julia Sanina dhe Hannah Waddingham, dhe dukeshin mjaft elegant.

Për herë të parë në historinë e Eurovisionit të Mbretërisë së Bashkuar, të dyja gjysmëfinalet do të jenë drejtpërdrejt në BBC One dhe BBC iPlayer.

Do të ketë një ekip të posaçëm komentues në BBC Radio Merseyside, i cili do të përfshijë Claire Swseeney dhe fituesen e kërkimit të talenteve të The Voice of Eurovision, i cili aktualisht është duke u zhvilluar për të zbuluar talentin e ri në Liverpool.

Finalja e Eurovisionit të këtij viti ka vulën mbretërore të miratimit. Gjatë një vizite në vendin e ngjarjes, Liverpool Arena, Mbreti i tha pjesëmarrëses në Mbretërinë e Bashkuar, Mae Muller se ai do ta shikonte me interes të madh dhe do të bënte tifo për të.

Në kohë më të lumtura, ngjarja e këtij viti do të ishte mbajtur në Ukrainë, por, për shkak të pushtimit rus, Britania e Madhe ofroi të mbante festivalin dhe Liverpool fitoi konkursin për ta organizuar atë.

Ndërkohë, një performancë nga Kalush Orchestra do të fillojë zyrtarisht nisjen e Festivalit Eurovision.

revista.one/