Prurja e re e “Për’puthen”, një boksier, e gjuan Sara me një…kiss
March 26, 2021Dy djem të rinj jane prurja e re e emisionit “Për’puthen”.
Geljan Rajku quhej djali i parë që ju bashkua emisionit dhe njëkohësisht më i riu deri më tani. Ai tregoi se është 20 vjeç dhe se merret me boks. Ai zbuloi se ka pëlqim për Jasminën dhe Sarën, madje kjo e fundit tha se do i dhuronte një “baby kiss”, por më pas i dha vetëm një puthje në faqe.
Ishte Sara që e provokoi e para duke i thënë nëse i njeh puthjet evropiane.
Geljani u nis që t’ia tregonte ndërsa Sara zgjodhi që t’i jepte vetëm puthje në faqe.
Mirëpo si përfundim ishte Jasmina ajo që zgjodhi që të dilte në një takim me Geljanin për javën e ardhshme. Pas zgjedhjes së saj ndërhyri Princi, i cili u shpreh se Geljani është thjesht “peshku” i radhës i Jasminës.
I dyti quhet Ani Xhafaj. Ai tha se është 24 vjeç me origjinë nga Mallakastra. Edhe ky i fundit shprehu hapur pëlqimin e tij për Antonelën dhe Sarën.
Në fund të emisionit vajzat bënë të gjitha përzgjedhjet e tyre për javën e ardhshme. Antonela zgjodhi Rianin, Sindi Muratin, i cili aktualisht ndodhet në Turqi dhe ajo tha se ja ndjen mungesën. Ndërsa Aristela i habiti të gjithë duke zgjedhur Princin për takim. Nga ana tjetër Sara përzgjodhi Shkëlqimin, ndërsa Ledjana Mevlanin./revista.one/