Pse e bën këngën para kishës dhe fshin kryqin? Capital T kapet me ndjekësit që e kritikojnë
July 21, 2021Në videoklipin “Buzëqeshje” të Capital T shfaqet Katedralja e Shën Shtjefnit në Shkodër pa kryqin. Kryqi nuk shfaqet dhe disa nga fansat katolikë të Capital T nuk e kanë pritur mirë këtë fakt. Videoklipi ka vetëm një javë që ka dalë, por ka lënë përshtypje të forta tek njerëzit. Madje shumë prej kritikëve janë myslimanë.
“S’e kuptoj se çfarë punë ju prish kryqi? Shqipëria është kjo, fatmirësisht me kryqe e minare, ça të bëjmë ti fshijmë?!”, komenton dikush në këngën e Capital T.
“Ke bërë gabim ke fshirë kryqin që është te kisha… Nuk është diçka e mirë kjo. Çdo vend fetar duhet repsektuar… në myslimanët e kemi dhe në kuran që duhet të respektojmë çdo besim fetar”, shkruan dikush tjetër në Youtube.
Capital T u detyrua të jepte një sqarim. Ai shpjegon për gjithë fansat se në fakt nuk ka vendosur ai për ta hequr kryqin, por ka qenë një gabim i produksionit për të cilin ai nuk ka qenë në dijeni.
“Nëse unë kam një qëndrim do e kisha mbajt, s’jam nga ata që tërhiqem. Por kam qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiru nëpër kisha, por gabimet ndodhin unë s’jam kameraman, as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”, reagon Capital T. Të shohim nëse do ta korrigjojë gabimin.
revista.one/