Pse Gjesti e thërret veten “Kingi”? Cila ka qenë ëndrra më e madhe e tij?
April 14, 2025Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro janë dy moderatoret që intervistuan 4 finalistët e Big Brother Vip Albania.
Një prej intervistave shumë interesante dhe me nota humori, ishte ajo mes Elonës dhe Gjestit, ku banori na zbuloi shumë detaje që nuk i kishim ditur më parë dhe një anë tjetër të karakterit të tij.
Pyetja, që të gjithë dëshirojmë ta dimë, është se pse Gjesti e quan veten Kingi. Banori është përgjigjur:
Kingi është veç një fjalë që e kam të përditshme edhe jashtë, nuk është mendjemadhësi, është shaka…
Elona: Çfarë note do t’i vendosje, ti Gjest, këtij rrugëtimi në “Big Brother”?
Gjesti: 100! Nuk e kam besuar kurrë! Full paranoja, full stres, shumë mendime në kokë, nuk e kam besuar kurrë që mund të arrij…
Elona: A e ke menduar finalen kur erdhe në fillim?
Gjesti: Ka qenë ëndrra ime më e madhe që kam kërkuar gjithë jetën, akoma s’më besohet që jam këtu. S’e kam besuar asnjëherë që unë jam ky, e di që jam pak a shumë natyrë e fortë dhe e durueshme, por jo kaq shumë.
Më pas banori ka shprehur se si ka qenë marrëdhënia e tij me Rozana Radin dhe si do të vazhdojë.
Pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur këtu, unë të gjitha i lë anash. Thjesht me u pajtu me njëri-tjetrin… Me Rozanën jam kënaqur brenda, edhe unë me të kam qëndruar se ka pasur energji.
revista.one/