“Pse më shtyve?”/ Egli dhe Gerta përplasen fizikisht: Më pështyve…
January 21, 2025Debati i fortë mes Gertës dhe Eglit ka vijuar edhe gjatë kohës që ato po bëheshin gati për spektaklin e mbrëmjes së sotme.
Gerta është afruar tek Egli duke i kërkuar llogari se pse e ka shtyrë me trup kur po debatonin në kuzhinë.
Teksa Gerta po bërtiste “pse më shtyve me trup?” shumë pranë fytyrës së Eglit, duket sikur ajo pështyn.
Të paktën kështu pretendon Egli, e cila thotë “që kjo është Gerta Gixhari, më pështyu në fytyrë”.
Pjesë nga debati:
Gerta: Pse më shtyve sot?
Egli: Ik moj. Të shtyva? Të dalë klipi
Gerta: Me trup
Egli: Të dalë klipi
Gerta: Erdhi e më preku me trup
Egli: Le të dalë klipi nëse të kam shtyrë
Gerta: Më shtyve me trup o…
Egli: O psikiatre, ik tani
Gerta: Sot më shtyve me trup
Egli: Hë më puth, afrohu
Gerta: Sot më shtyve me trup
Egli: Më lëshoi pështymën në fytyrë, ja kjo është Gerta Gixhari.
Në një moment tjetër, Gerta i drejtohet Eglit duke i thënë se për shkak të ‘atak panikut që ajo ka patur, banorët janë tërhequr dhe janë treguar të sjellshëm me të’. Sipas saj, banorja është treguar mosmirënjohëse dhe ka hedhur poshtë shtëpinë.
Por një gjë të tillë nuk e mendon aspak banorja, e cila në një moment i afrohet pranë dhe i bërtet: “Mos u tërhiq se e kam kaluar atak panikun. Jam gati të shtyp këdo, jam më e fortë se kurrë, e kam kaluar atakun e panikut”.
Pjesë nga debati:
Egli: Kjo femër përveçse është marrë me ato që nuk ngelin shtatzënë, me marrëdhëniet intime të njerëzve, tani po merret me ankthin dhe depresionin.
Gerta: Pse gënjen? Kur e gjithë shtëpia ka qenë pro teje si e hodhe poshtë moj. Askush nuk të ka bërë asgjë. Pse e ngrite sherrin?
Gerta: Ty shtëpia nuk të bëri asgjë, pse e shite gjithë shtëpinë? Ty shtëpia nuk të bëri viktimë.
Egli: Ti nuk ke limite zonjë.
Gerta: Pse thua mua më kanë shkelur? Ne jemi tërhequr
Egli: Mos u tërhiq se e kam kaluar atak panikun
Gerta: Mos më prek, mos më prek
Egli: Jam gati të shtyp këdo, jam më e fortë se kurrë, e kam kaluar atakun e panikut
Gerta: Për atakun e panikut, vetëm për atë situatë që ke pasur, të gjithë janë tërhequr, dhe çfarë bëre? E hodhe poshtë, je mosmirënjohëse. Të gjithë kemi qenë të sjellshëm me ty. Ngrite situatë të stisur, hipokrite. Kush të sulmoi ty moj? Askush, e përdore situatën
Egli: Ti je njeriu më i ulët që kam patur përballë. Ti me ato që ke thënë do të mbash përgjegjësi.
revista.one/