“Pse nuk more një qenush rruge?” Elvana Gjata del me një qen robot, plasin komentet negative

“Pse nuk more një qenush rruge?” Elvana Gjata del me një qen robot, plasin komentet negative

July 28, 2025 0

Elvana Gjata ka surprizuar ndjekësit e saj duke u shfaqur në një video me qenin e saj robot. Por kjo ide nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit.

“Po qenushat kockë e lekurë nëpër rrugët e Shqiperisë i sheh?” i shkroi dikush me zemërim.

“A ke veshtiresi kur e lan?” u tall një tjetër. “Ma ruj 1 klysh se keka qen rracet” bëri shaka dikush.

“Kur të kafshon a të zan korenti”, i shkroi një tjetër.

Në përgjithësi njerëzit nuk janë dakord që robotët të zëvendësojën një qen. “Një sekond sa t’i ndërroj vajin qenit”, u tall njëri. “Prit sa te karikoj pak qenin”; “A ke marr qese me vete kur të bëjë çiçin”.  😜

“Imagjino ku ke përfunduar, pa familje, pa burrë, as me qen taman, por robot. Gjithë ai lek që ke për një jetë boshe”, e shpotiti një grua. “Je që je, gjej dhe një burrë si ky dhe kompletohet familja”, i tha një tjetër.

“Teknologjia po i merr përqafimet! Kush do ta mendonte që një yll i muzikës do të gjente shoqëri te një qen robot? Mirë se erdhe në të ardhmen!” i tha një mendjehapur.

Megjithatë komentuesit këmbëngulin që artistja më mirë të bënte diçka për qentë e rrugës. “Shko merr qentë e rrugës se po vuajnë nga urija, ngelët duke imituar të tjerët latë nam”.

“Kurr s’e kisha shpenzu as 1 euro për kët 🤖 ma mir kisha marr një kafshë në rrugë se kët pa pikë lidhje”, vazhdonin komentet.

Elvana e kapërceu situatën me një përgjigje me takt: Komente më kreative nuk kisha parë 😂😍.

revista.one/