Pse po përplasen? Kristi: “Je interesaxhi”; Luizi: “Pështyn aty ku ke ngrënë”
April 8, 2023Gjatë sfidës së Deutschcolor, ku u zhvillua loja me pyetje e përgjigje, Ronado kishte shkruar “Jam gay”. Kësaj pyetje, Kristi iu përgjigj me po, ndërsa Rolando i derdhi kovën me bojë në kokë.
Luizi e pyeti Kristin se përse ai tha se Ronaldo është gay. Kristi i tha Luizit se ai po e provokon me këtë pyetje dhe se nuk dinte çfarë përgjigje të jepte, prandaj u përgjigj me po.
Kristi e këshilloi Luizin të mbledhë skuadrën e tij, sepse ditë të zeza do vijnë për të. Ai shtoi se banaliteteve të tij do u vij fundi shumë shpejt dhe se ai po e prish rrugëtimin e tij duke bërë si burrë i mirë.
Fjalët ofenduese nuk munguan sërish në debatin mes Luizit dhe Kristit. Ky i fundit i tha atij se është njeri pa karakter dhe interesaxhi i frikshëm, ndërsa Luizi i tha Kristit se ai pështyn aty ku ka ngrënë.
Kujtojmë se pas leximit të zarfit, banorët dolën të gjithë në oborr dhe të ndarë në çifte nisën me lojën e Deutschcolor.
Banorët u vendosën sërish përballë një tjetër sfide interesante. Kompania Deutschcolor, pjesë e Delta Group, ftoi banorët të bëhen pjesë e një lojë me pyetje duke u përgjigjur, “E vërtetë” ose “E gabuar”.
Sipas çifteve të ndara ata duhet të qëndrojnë paralel me njëri-tjetrin në dy anët e pishinës.
Në oborr, në një lartësi të vogël ishin vendosur dy kova me bojë, njëra prej tyre “përfaqëson” përgjigjen e vërtetë, ndërsa tjetra të gabuarën.
Në një monitor, do të shfaqeshin pyetjet që i përkisnin njërit prej çiftit, ndërsa tjetri do përgjigjej nëse është e saktë apo e gabuar.
Ata lexonin pyetjet në monitor dhe personi që e gjente gabim “fitonte” një kovë me bojë në kokë.
Loja argëtoi dhe zbaviti të gjithë banorët dhe ndonëse ata u lagën me bojë, e pritën me shumë sportivitet sfidën.